Ministria pranon “gjuhën blu”: Fermerët të mos e shesin mishin

Korçë- Atë që Ora News vetëm disa ditë më parë e trajtoi si një alarm sa i përket sëmundjes “gjuha blu” tek bagëtitë e imëta pas pak ditësh e ka konfirmuar edhe Ministria e Bujqësisë.Përhapja e sëmundjes në masë në disa qarqe të Shqipërisë është pohuar nga vete Drejtoresha e Drejtorisë veterinare pranë Ministrisë, Shpresa Adri, e cila pohoi se Korça është qarku më i prekur nga kjo sëmundje dhe me dëmin më të madh ekonomik deri më tani.Ndër të tjera Adri lëshoi apelin që fermerët të mos konsumojnë, apo shesin bulmetrat dhe mishin tek qytetarët.“Po marrim masa që fermeri të mos dalë me këtë kafshë. Nëse dallon shenjën e parë të mos e vrasë dhe mishin t’ia japë qenit sepse bëhet shkaktar i sëmundjes. I bëj thirrje të lajmërojnë shërbimin veteriner  sapo të shfaqen shenjae para të sëmundjesNë asnjë mënyrë nuk duhet të konsumohet mishi sepse vetë shenjat që ka nuk  mund të konsumohet kafsha vjen erë, nxihet. Por fermeri nuk duhet t’ia japë për ushqim as qenit. Është plotësisht e ndaluar konsumimi i mishit të kafshës me gjuhën blu. Nuk rrezikohet njeriu por bëhet shkak i përhapjes së sëmundjes, duke therrur kafshën. “ tha ajo.Deri më tani sipas Drejtorisë veterinare në Korçë në të gjithë qarkun janë prekur 15 fshatra, me 500 krerë të prekura, ndërsa mbi 130 krerë kanë ngordhur.Nga ana e Ministrisë së Bujqësisë deri më tani janë marrë të gjitha masat për izolimin e bagëtive të sëmura dhe groposjen e të ngordhurave, ndërsa ende nuk ka zyrtarisht nisje të një fushate vaksinimi përveç dezinfektimin e ambjenteve nëpër ferma.