Sulmuan helikopterin e policisë në Dukagjin, lihen në burg Thani e Shpati
“Arrest me burg” është masa e sigurisë që gjykata e Shkodrës ka dhënë këtë të premte edhe ndaj 2 shtetasve të tjerë, Leke Thani 38 vjeç dhe Fatmir Shpatit 25 vjeç, të cilët akuzohen se kanë qëlluar helikopterin e policisë në 23 gusht, gjatë aksioneve antikanabis në fshatin Pult të Dukagjinit.Gjatë seancës së zhvilluar ndaj tij, i akuzuari Lekë Thani deklaroi para togave të zeza se nuk egziston asnjë sipërfaqe toke në pronësi të tij e mbjellë me kanabis, përveçse me misër.Trupi gjykues nuk i mori parasysh kërkesat e avokatit mbrojtës që klienti i tij është vetëdorëzuar, duke i dhënë masën e sigurisë “arrest me burg”.Të njëjtën masë sigurie gjykata caktoi edhe ndaj Fatmir Shpatit, që dyshohet se ka qëlluar helikopterin në fshatin Mgullë.Avokati mbrojtës, kërkoi lirimin e tij, pasi 25-vjeçari është dorëzuar vetë në polici dhe nuk ka fakte shkresore se telefoni i përgjuar është në pronësi të të dyshuarit.Nga kontrollet e ushtruara në banesë nuk u gjet asgjë e paligjshme dhe se në asnjë siperfaqe toke në pronësi të tij apo familjes së tij nuk u gjet e mbjellë lëndë narkotike.Organi i akuzës, ka kërkuar që të dyja keto raste ti dërgohen për gjykim Gjykatës së Krimeve të Rënda në Tiranë.Lekë Thani, Fatmir Shpati dhe Pal Dushku janë tre personat që u arrestuan nga policia si të dyshuar për ngjarjen e datës 22.08.2014, ku nga 10 persona u qëlluan me armë zjarri dy helikopterët e angazhuar në këtë operacion.Për të gjithë anëtarët e “grupit të zjarrit”, Policia vuri 100 mijë euro shpërblim për ata që do të çonin në arrestimin e tyre. Po ashtu, Thani ishte identifikuar dhe si kultivues i disa parcelave me lëndë narkotike në komunën Pult.Në kërkim vazhdojnë të jenë: Nikollë Shpati; Mentor Bungaja; Nik Tonaj; Pëllumb Dushku; Gjin Guri; Kol Bungaja dhe Geg Kola.Vijon operacioni në Dukagjin, kontrolle në komunat Shalë, Shosh dhe PultDita e 9-të e operacionit- Që në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme, ka rinisur operacioni policor për identifikimin dhe asgjesimin e bimëve narkotike në zonën e Dukagjinit, Shkodër.Gjatë ditës së sotme operacioni policor është shtrirë në komunat Shalë, Shosh dhe Pult. Në këtë operacion janë angazhuara 145 forca policore, të ndara në 9 grupe, në përbërje të të cilëve janë forca të Drejtorisë së Policisë dhe FNSH-së së Qaekur Shkodër, oficerë të policisë gjyqësore, ekspertë kriminaliste, si dhe grupet speciale të RENEA, si janë vënë në përdorim 20 automjete.Nga kontrolli i deritanishëm i territorit nga këto forca, në Komunë Shalë dhe Shosh janë identifikuar 6 parcela, në të cilat ishin kultivuar 2000 rrënjë bimë të dyshuara kannabis sativa, të cilat u asgjesuan me djegie.