Shkodër, lihet në qeli i riu që qëlloi helikopterin dhe kryekomunari

Shkodër - Gjykata e Shkallës së Parë Shkodër ka dhënë masën e sigurisë ‘burg’ për dy të arrestuarit e parë gjatë operacionit policor antikanabis në Dukagjin të Shkodrës.Ndaj Gjon Dedë Bungut, kryeplak i fshatit Plan të Dukagjinit, Gjykata ka caktuar masën e sigurisë “burg”, me afat deri me 10 shtator, për efekt të grumbullimit të provave. Ai akuzohet për shpërdorim detyre dhe moskallzim krimi.Vetë i akuzuari Gjon Bungu, para gjykatësit të çështjes, ka deklaruar se gjatë gjithë muajit qershor ka qenë në Itali, që nga data 4 deri me 24 qershor, ndërsa nga data 1 gusht 2014 e deri me 1 shtator 2014 ai është me raport, për shkak të një ndërhyrjeje kirurgjikale që ka kryer në kyçin e këmbës në Torino të Italisë.I pyetur nga gjykatësi i çështjes, Arben Zefi, duke qenë se në deklaratën e tij ka depozituar se është banues në lagjen “Partizani” të Shkodrës, se sa herë ka qenë në zonën e Planit të Dukagjinit gjatë këtij viti, ai deklaroi se ka qenë gjithsej 2-3 herë për shkak të pamundësisë së lëvizjes nëpër zonë. Ai shtoi po ashtu se ka shkuar vetë në Drejtorinë e Policisë Shkodër sapo ka marrë vesh lajmin për aksionin policor në zonën e Planit, duke qenë se në ato momente ndodhej në Tiranë në Spitalin ushtarak për një vizitë mjeksore.Avokati i tij, Anton Kosteri, u shpreh se rasti i klientit të tij është nga ato raste ku veprohet me dy standarte, duke qenë se të njëjtën peshë të fajit duhet ta ketë edhe inspektori i policisë i zonës. Ai gjithashtu kërkoj një tjetër masë sigurie, pasi provat që ka depozituar Prokuroria janë të pa mjaftueshme.Gjykata pranoi kërkesën e Prokurorit të çështjes, Arben Smaçit, për të shpallur të ligjshëm ndalimin e krypelakut si dhe shpalljen e masës së sigurisë arrest me burg me afat.Ndërsa seanca gjyqësore ndaj 19-vjeçarit Pal Dushku u zhvilllua me dyer të mbyllura, pas kërkesës së Prokurorit të çështjës Vat Staka, i cili e bazoi kërkesën e tij tek sekreti që përbën çështja, e cila është në hetim. Kërkesa u pranua edhe nga avokati Shuk Preçi.Nga sa mësohet, 19-vjeçari Pal Dushku akuzohet nga Prokuroria e Shkodrës për mbajtje pa leje të armëve dhe municioneve luftarake, si kultivues i bimëve narkotike dhe gjithashtu, si njëri nga 10 personat e shpallur në kërkim, që ka shtënë në drejtim të forcave të policisë.Vetë i akuzuari Pal Dushku, i cili sipas të dhënave rezulton se është vetëdorëzuar në Policinë e Shkodrës, në deklarimin e tij para trupit gjykues ka theksuar se gjatë kohës për të cilën ai akuzohet, ka qenë te motra e tij në Shosh dhe nuk ka asnjë lloj lidhjeje me akuzat që janë ngritur ndaj tij. Gjithashtu, mësohet të ketë deklaruar se nëse vërtetohet qofte edhe 1% e akuzave ai pranon burgim të gjatë.Avokati i tij ka kërkuar shpalljen të paligjshëm të ndalimit të 19-vjeçarit si dhe caktimin e një mase tjetër të sigurisë, pasi në këtë rast Prokuroria nuk ka asnjë provë për të implikuar klientin e tij Pal Dushku në ngjarjet e Dukagjinit.dy te arrestuarit ne dukagjin(Në foto: Dy të arrestuarit Gjon Bungu(majtas) dhe Pal Dushku (djathtas)) ar.sh/Oranews.tv