Intervista – Arben Çeku: Vizita e kancelares Merkel – Samiti i Berlinit – 28 Gusht 2014

Konferenca për Ballkanin Perëndimor që po zhvillohet në Berlin me inicimin e kancelares Angela Merkel është në qendër të vëmendjes. Ish-ambasadori i Shqipërisë në Maqedoni, Arben Çejku e ka cilësuar këtë samit si një sukses të Tiranës Zyrtare. Në një intervistë për Ora News me gazetarin Edvin Peçi, Çejku e konsideroi këtë konferencë si një shans që Shqipëria nuk duhet ta humbë. Sipas tij është një qasje e re mes Shqipërisë dhe Gjermanisë, por edhe vendeve të tjera të Ballkanit Perëndimor.