"Netët e Leximit të Dramës Shqipe" sërish në skenën e Teatrit Kombëtarë
Tiranë - Pas shkëputjes së sezonit veror kanë rinisur në Teatrin Kombëtar "Netët e Leximit të Dramës Shqipe".Vepra që u shfaq në skenë të mërkurën në mbrëmje, ishte drama "MISTO" nga regjisori dhe dramaturgu Naun Shundi.Kurimi i tekstit për lexim skenik u mundësua nga vetë regjisor/dramaturgu Naun Shundi, ndërsa në role lexuan aktorët: Bujar Asqeriu, Naun Shundi, Julia Ilirjani.Komisioni i përbërë nga aktorë dhe regjizorë të njohur të skënës shqiptare si : Ndriçim Xhepa, Yllka Mujo, Spiro Duni, Sesilia Plasari, Dritan Borici.Boriçi mori në shqyrtim 44 vepra dhe bëri një përzgjedhje të atyre që u konsideruan mendje interes prioritar, për tu ngjitur në skenën e Teatrit Kombëtar gjatë një sezoni artistik.Në fazën e tretë Teatri Kombëtar organizon leximin publik, për nëntë vepra dhe do të përzgjedhë midis tyre dy-tre veprat më të mira.