Basha: Qeveria po luan me vjedhjen e Bankës, derisa ta fusë nën kontroll
Tiranë – Skandali i vjedhjes së Bankës së Shqipërisë është kthyer në një lojë për përfitim politik nga Qeveria, ka deklaruar sot Kryetari i PD-së, Lulzim Basha, “me qëllim të vetëm kapjen e BSH-së dhe vënien e saj nën kontroll politik.”Për këtë temë, Basha ka diskutuar sot me përfaqësues të FMN-së në Tiranë. “Ndava me përfaqësuesit e FMN-së mendimin, - u shpreh ai, - se kjo do të ishte një tragjedi dhe që do të shkaktonte një shkatërrim të shpejtë dhe final të çdo sigurie bankare tek investitorët dhe ekonomia shqiptare. Për të ka dhe duhet të ketë hetim të plotë, por dëmtimi i sistemit të sigurisë së sistemit financiar shqiptar do ishte një krim që do rëndonte mbi qytetarët dhe gjurmët e këtij krimi do të jenë mbi duart e atyre që e shfrytëzojnë këtë çështje të rëndë për kapital politik.”Sipas Bashës, vjedhja e ndodhur në BSH është skandal i papranueshëm. “Nuk kemi rendur ta kapitalizojmë politikisht, - tha ai, - dhe kjo për një arsye të thjeshtë sepse besojmë dhe jemi të bindur se nëse përmes kapitalizimit politik rrënojmë besueshmërinë e politikës monetare shqiptare, rrënojmë besueshmërinë e sistemit bankar shqiptar e nuk mbetet më asnjë tullë mbi të cilën të ngrihet godina e sigurisë ekonomike për sot dhe për nesër.”Në diskutimin që kreu i opozitës pati me FMN-në sot, theksi është vënë veçanërisht në “shqetësimin e jashtëzakonshëm të PD-së për gjendjen e ekonomisë shqiptare, indikatorët, treguesit e botuar nga vetë Qeveria. Pavarësisht nga rezervat që kemi për vertetësinë e këtyre të dhënave, - ka nënvizuar Basha, - ato tregojnë se në të gjithë sektorët kemi përkeqësim. Kredia ka një rënie me 1.5% për 12 mujorin e fundit krahasuar me 12 mujorin paraardhës, inestimet publike të Qeverisë kanë një rënie prej 200 milionë dollarësh; në pikiatë janë dhe shifrat e performancës së Qeverisë. Rritja e vetme që konstatojmë, janë borxhet që po merr në tregun e brendshëm, duke shtyrë në qoshe investitorët privatë ku ka marrë deri tani 200 milionë dollarë. “Kryetari i Partisë Demokratike shprehu shqetësim edhe për mungesën e transparencës që ka treguar Qeveria me marrëveshjen që ka bërë me kompaninë CEZ, akt që sipas tij, do t’u kushtojë rëndë shqiptarëve dhe xhepave të tyre me rritjen e cmimit të energjisë elektrike.Nga pyetjet e drejtuara nga gazetarëtZ. Basha cili është komenti juaj në lidhje me skandalin ku është përfshirë deputeti Kokëdhima?Oligarkia, pasi ka kapur me shpejtësi pushtete që nuk u takojnë, në kundërshtim me Kushtetutën dhe ligjin, tani është në një proces të shfrenuar të shijimit të fruteve të pushtetit ilegjitim. Ajo që pamë në rastin e deputetit Kokëdhima është përfaqësuese dhe treguese në terren e asaj që shohim ditë për ditë nga pushteti. E shohim se si pushteti e frymëzon këtë sjellje, këtë perversitet, përmes jo dënimit por promovimit të krimit, të figurave kriminale. Vetëm para 3 ditësh denoncuam se si një trafikant i kapur në disponim të 200 kg heroinë është emëruar në Lojërat e Fatit. Por kemi denoncuar me dhjetra raste të tjera në administratë. Ndërkohë që arsyeja kryesore e ndëprerjes së marrëdhënieve me Kuvendin e Shqipërisë është prania aty e personave të dënuar për krime monstruoze si prostitucioni, si pengmarrja. Këta persona nuk janë aty rastësisht.Janë aty sepse kryeministri u ka hapur derën, pasi ka shkelmuar dy zonja për Arben Ndokën, u ka hapur derën që ti përdorë si topuz kundër fjalës së lirë në Parlament dhe në veçanti kundër opozitës. Kjo është gjendja në të cilën ndodhet Shqipëria. Skandali pervers në zyrën e Sarandës që nuk është i vetmi, të tjerë po dalin dhe do të dalin në dritë, cka janë treguesi i degjenerimit të plotë moral të kësaj maxhorance nga koka deri tek bishti. Peshku ka filluar të qelbet nga koka.ar.sh/Oranews.tv