Gjirokastër, digjen hektarë me kullota, zjarri rrezikoi banesat e Lekëlit

Gjirokastër- Janë shpëtuar mrekullisht nga zjarri banesat e fshatit Lekël. Ngjarja ka ndodhur paraditen e djeshme ku zjarrvënia e qëllimshme në kullota ka djegur disa hektarë kullotë dhe ka rrezikuar banesat e këtij fshati.Policia e Tepelenës ka ndaluar dy shtetas me akuzën e shkatërrimit të pronës me zjarr. L. Xhime nga fshati Kodër Tepelenë ka vendosur zjarr dhe për pasojë janë djegur 5 ha kullotë fshati, ndërsa I.Kasneci nga fshati Lekël Tepelenë ka vënë zjarr në kullotën e tij dhe si pasojë e daljes nga kontrolli të flakëve janë djegur 6 ha kullotë.Flakët e zjarrit kanë mundur të vihen nën kontroll pas ndërhyrjes së forcave zjarrfikëse dhe atyre policore.Vetëm gjatë muajit gusht janë shënuar mbi 10 vatra zjarri të lokalizuara nga forcat zjarrfikëse në Gjirokastër.Krahasuar me një vit më parë situata e zjarreve në Qarkun e Gjirokastrës është në rënie, me një shifër minimale vatrash zjarri të cilat janë regjistruar rregullisht në këtë periudhë vitet e kaluara.