Mbytjet në Liqenin e Pogradecit, pushuesit: Nuk ka roje plazhi
Nga OraNews Përditësimi i fundit 28 Gusht 2014, 14:10
Pogradec - Të tronditur nga ngjarja e mbytjes së dy adoleshentëve në ujërat e liqenit, pushuesit në Pogradec shfaqen të pakënaqur me kushtet e sigurisë në plazhin e Ohrit.Sipas tyre edhe pse çdo vit ka pasur raste mbytje, bashkia nuk ka marrë asnjë masë për vendosjen e kullave të vrojtimit, për të parandaluar tragjedi të tilla.Përtej kushteve higjenike te plazhit ata shprehin ankesa edhe sa i përket patrullimit të skafit të policisë kufitare i cili sipas tyre është shumë i rrallë, ndërkohë që nuk ka asnjë element tregues se deri ku është largësia ku duhet të futen pushuesit në ujë./nzh/oranews online/