Vijon aksioni i INUK, përleshje me banorët, Ora News filmon tensionet
Aksioni i INUK për prishjen e ndërtimeve pa leje në rrugën e Elbasanit, vijon me tensione mes pronarëve të ndërtesave dhe inspektorëve të INUKSot në mëngjes INUK do të shembte një ndërtesë 3 katëshe por hasi në rezistencën e familjarëve.Ata pretendonin se ishin njoftuar vetëm në mëngjes dhe fadromat u kanë mbërritur në derë vetëm pak minuta më vonë.Familjarët të shqetësuar kërkojnë që ti jepet edhe një ditë kohë pasi gjykata i kishte caktuar seancën për ditën e nesërme.Sipas tyre kjo ndërhyrje është një shkelje e hapur e ligjit dhe bënë rezistencë.Policia e cila ndodhej në mbështetje të INUK ka shoqëruar në polici 2 djemtë vajzën dhe kryefamiljarin e banesës që do të prishej.Ora News filmoi momentin e tensionit gjatë shoqërimit në polici.INUK-u vijon prishjen e ndërtimeve pa leje në rrugën e Elbasanit, me qëllim që të krijojë hapësirat për ndërtimin e rrugës dytësore të aksit nga Shkolla e Mesme e Gjuhëve të Huaja e deri tek rrethi i unazës së madhe. Sipas kreut të INUK, do të shemben rreth 20 objekte që e pengojnë ndërtimin e rrugës.(Video: Ora News filmon tensionet e INUK me banorët)