Shkodër, qëlloi me automatik një shtetas në Shirokë, arrestohet 31-vjeçari

Shkodër- Policia e Shodrës arreston një person të shpallur në kërkim. Eder Muhamet Plisi, 31 vjeç, banues në Shkodër u ndalua gjatë ditës së djeshme, pasi ky shtetas me datën 11. 08. 2014, në vendin e quajtur Shirokë, ka qëlluar me armë zjarri automatik në drejtim të shtetasit A. V., vjeç 50.Kapja e 31-vjeçarit u bë në banesën e tij pas një operacioni të mirëorganizuar të forcave të policisë të DPQ Shkodër.Gjatë kontrollit të ushtruar në banesë, këtij shtetasi iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një armë zjarri Automatik Model 56 mm si dhe 47 copë fishekë model 56.Ndërkaq materialet lidhur me këtë shtetas iu referuan Prokurorisë së Shkodrës për hetime të mëtejshme.