Nuk raportoi drogën e mbjellur në fshat, arrestohet kryeplaku i Bruçaj
Nga OraNews Përditësimi i fundit 28 Gusht 2014, 11:32
Dukagjin- Policia e Shkodrës arreston kryeplakun e fshatit Bruçaj në Dukagjin, Mhill Demaj. Ndalimi u bë gjatë ditës së djeshme, me iniciativë të vetë 57-vjeçarit.Sipas policisë, Demaj, banues në fshatin Grudë e Re, Komuna Rrethina nuk ka kryer detyrën e tij si Kryeplak për të njoftuar organet kompetente për kultivimin e lëndëve narkotike në këtë fshat.Gjatë kontrollit të ushtruar nga policia në fshatin Bruçaj, janë gjetur dhe asgjesuar 31 parcela në të cilat ishin kultivuar 16.300 rrënjë kanabis sativa.Materialet në ngarkim të kryeplakut iu referuan Prokurorisë për hetime të mëtejshme.