Atentati, Rama: PD politikë qorre; Basha: Prodhim i keq-qeverisjes
Tiranë- Atentati ndaj biznesmenit në Vlorë ka përplasur në akuza dhe kundërakuza në distancë opozitën me shefin e qeverisë Rama.Fillimisht Partia Demokratike përmes deputetit,Helidon Bushati, adresoi akuza në drejtim të kryeministrit Rama lidhur me rendin dhe sigurinë. Duke iu referuar ngjarjes në fjalë, Bushati deklaroi se kjo është pasojë e shkatërrimit që kryeministri bashkë me Ministrin Tahiri i bënë policisë së shtetit.I vëmendshëm ndaj zhvillimeve në vend, nga Berlini ka ardhur kundërpërgjigjia e Kryeministrit. Në një postim në rrjetin social fb, Rama akuzoi PD se po bën politikë qorre me krimin duke u bërë zëdhënës i tij.“Ç'turp shoqeror reagimi i PD pas çdo krimi te rende! Asnje fjale kunder krimit po vetem politike qorre me krimin si te ishte zedhenese e tij”Sakaq shefi i opozitës, Lulzim Basha, në faqen e tij në fb shkruan se rritja e krimininalitetit është prodhim i drejperdrejte i keq-qeverisjes.“Pasiguria ne rritje dhe krimi ne ngjitje jane prodhim i drejperdrejte i keq-qeverisjes qe shkaterroi policine dhe promovon krimin deri ne Kuvend! Kur gishti tregon henen budallai tregon gishtin!” Deklarata e plotë sot e PD
Përfshirja e Policisë së Shtetit në fushatat propagandistike të qeverisë, në aksione televizive, përqendrimi i saj tek urdhërat politike të prishjes selektive të ndërtimeve, e ka shfokusuar nga detyra e saj kryesore, që është rendi publik dhe siguria.Ngjarja e rëndë sot në mëngjes në Vlorë, atentati që i mori jetën biznesmenit dhe plagosi një qytetare, ritkheu edhe një herë terrorin e tritolit.Atentati i sotëm tregon se Edi Rama e Saimir Tahiri e kanë zhvendosur policinë në ekran, duke e hequr nga puna e saj e përditshme, nga arsyeja përse kjo strukturë ekziston. Rendi dhe Siguria Publike.Përdorimi i Policisë së Shtetit si sfond për publicitet qeveritar, kthimi i propagandës në prioritet numër një, ka bërë që në realitet, në terren, të gjithë treguesit e rendit dhe sigurisë pubklike të përkeqësohen.Vrasjet janë shtuar.Vjedhjet janë shtuar.Aksidentet janë shtuar.Qytetarët nuk jetojnë minutat e bollshme të fushatës propagandistike të Edi Ramës në ekran. Qytetarët jetojnë orët e gjata të pasigurisë në jetën e tyre të përditshme që është krejt e kundërta e retotikës boshe të Kryeministrit.