70-vjetori i çlirimit të Beratit, nis rikonstruksioni i memorialeve

Berat - Në kuadër të 70-vjetorit të çlirimit të qytetit, Këshilli i Qarkut Berat ka akorduar një fond për rikonstruksionin e lapidarëve, çka ka bërë të nisë menjëherë puna.Në këtë fond përfshihet rikonstruksion i lapidarëve të dëmtuar nga vitet dhe erozioni si dhe rikonstruksion i memorialeve dhe Varrezat e Dëshmorëve në Berat e Skrapar .Kryetari i Këshillit të  Qarkut, Petrit Sina, vlerësoi se fondi jepet për të nderuar luftën heroike për çlirimin e vendit.Sina ka përfituar nga fondi për lapidarët për të ngritur sërish çështjen për krijimin e një muzeu lufte në qytetin e Beratit./nzh/oranews online/