Tentuan të “armatosin” me sopatë djalin në burg, arrestohen prindërit

Peqin- Një çift bashkëshortësh janë arrestuar nga policia, pasi kanë tentuar t’i fusin një sëpatë djalit të tyre në burgun e Peqinit.Isuf dhe Margarita Osmani, 47 dhe 43 vjeç nga Levani i Fierit mësohet se kishin shkuar për të takuar në burg, djalin e tyre Mici Osmani, i dënuar me 20 vjet burg.Ata janë kapur në kushtet e flagrancës nga I.E.P.V Peqin, pasi gjatë kontrollit të sendeve personale që do ti jepnin të birit, kishin fshehur një sëpatë mes rrobave.Nga ana e policisë vijojnë hetimet rreth arsyes së fshehjes së një mjeti të tillë, ndërsa materialet iu referuan Prokurorisë së Elbasanit për veprën penale “ Mbajtje pa leje e armëve të ftohta”.