Integrimi i Ballkanit, Merkel-Barroso: Ne duam të ecë më shpejt - Rama: BE të na shohë si aleatë
Gjermani- Kancelarja gjermane Merkel dhe Presidenti i Komisionit Europian Barroso kanë deklaruar sot se janë të interesuar për integrimin më të shpejtë në BE të vendeve të Ballkanit Perëndimor, ku përfshihet edhe Shqipëria.Deklarata u bë në konferencën e përbashkët për shtyp që Merkel dha me Kryeministrin shqiptar Edi Rama dhe Presidentin e Komisionit Europian Barroso."E kemi bërë të qartë që ne dëshirojmë që procesi i integrimit të ecë më shpejt, - u shpreh Merkel. - Ne jemi të interesuar dhe ne mund të themi që në këto vende ka patur zhvillime të shumta."Barroso nga ana e tij përçoi mesazhin, "për popujt në rajon: Nëse ka një perspektivë të qartë për integrimin e tyre: Po, ka një të tillë," kurse Kryeministri shqiptar Rama theksoi se "jam i vetëdijshëm se ka dyshime brenda BE-së dhe ndoshta zemëratë, megjithatë ne e shohim BE-në, duke qënë jashtë, si frymëzim dhe shpresë."Kancelarja Merkel, në fjalën e saj tha:“Përshëndes përfaqësuesit e vendeve pjesëmarrëse si Shqipëria, Bosnje-Hercegovina, Kroacia, Maqedonia, Serbia , Kosova, por edhe Presidentin e Komisionit Europian Barroso, i cili është i angazhuar si gjithë të tjerët për të paraqitur një perspektivë europiane për këto vende dhe ne i mbështesim në këtë drejtim.Ne kemi biseduar dhe në këtë konferencë që është zhvilluar, Qeveria Federale ka përcjellë disa ide, që mbas 100 vjetësh pasi kishte nisur Lufta e Parë Botërore, ne tani mbas 100 vjetësh, të zhvillojmë një situatë të re, ku 20 vjetët e fundit në Ballkan të mos ketë më konflikte luftarake, por të mund të zhvillohemi në paqe. Prandaj dhe ne sot kemi pritur 8 Kryeministrat, ministrae e Ekonomisë dhe ministrat e Jashtëm të vendeve pjesëmarrëse.Ne jemi të interesuar dhe ne mund të themi që në këto vende ka patur zhvillime të shumta. Ka një gadishmëri të madhe për t’u integruar në Bashkimin Europian, ç’ka e konfirmon edhe pjesëmarrja e Presidentit Europian. Ne mendojmë që për 4 vjet këtë takim do ta ndjekim ne; pas 4 vjetësh, ky takim do të zhvillohet në Austri. Pra ne dëshirojmë të themi se kjo nuk është vetëm një ngjarje e ditës sot për sot, por që do të ketë një vazhdimësi do të jetë një proces pune e padyshim, në këtë proces ka shumë për të bërë. Bëhet fjalë për zgjidhjen e problemeve politike, sidomos përsa i përket atyre midis Kosovës dhe Serbisë, ku duhet thënë se kohët e fundit janë bërë përparime të dukshme, por edhe në Bosnje-Hercegovinë.Mendoj se këto vende në të ardhmen do të ecin akoma më tej. Diskutimi e tregoi se ne kemi folur edhe për bashkëpunimin rajonal. Janë disa elementw, siç janë të infrastrukturës, të trasportit në mënyrë që njerëzit të komunikojnë me njëri-tjetrin, në mënyrë që të bashkëpunojnë me njëri-tjetrin. Pra kemi pasur një ide për të ngritur një rrjet të rinisë, ku të bashkëpunojë rinia. Mendoj që do ta ndjekin një ide të tillë.Para kësaj konference, ne kemi zhvilluar bidedime dypalëshe, edhe kryeministri shqiptar do të flasë për këtë perspektivë më pas. Kemi folur dhe e kemi bërë të qartë që ne dëshirojmë që procesi i integrimit të ecë më shpejt, të integrohen; anëtarët e Bashkimit Europian, Kroacia dhe Sllovenia; vendet e tjera kanë bërë përparime, disa kanë marrë statusin e kandidatit.Ne mendojnë ta nisim dhe ta shtyjmë më tej këtë proces, por kjo është në dorën e vendeve. Natyrisht njerëzit kanë një pritshmëri të madhe, sidomos për sa i përket aspektit të përparimit ekonomik. Unë kam dëgjuar nga zoti Barroso, se Komisioni Europian është i gatshëm të ndihmojë, Komisioneri i Energjisë ka folur me përfaqësuesit, ministrat e Ekonomisë. Po kështu edhe Komisioneri Fyle ka folur. Pra të gjithë bashkë dëshirojmë të shkëmbejmë përvojat tona; ndoshta të dëgjojmë nga përfaqësuesit e vendeve të rajonit, cilat janë pritshmëritë e tyre, çfarë dëshirojnë ata nga rajoni ynë për të punuar më mirë, për të qënë më të sukseshëm ekonomikisht , por edhe politikisht."Rama: BE të na shohë si aleatë"Ky ka qenë një moment i rëndësishëm për Ballkanin Perëndimor sepse po të kthejmë kohën pas në Luftën e Parë Botërore duhet të ndalojmë në një moment dhe të reflektojmë. Këtu theksohet edhe njëhere edhe roli i Europës për ruajtjen e paqes dhe begatise dhe askush me shumë se Merkel meriton falenderime. Vlerësoj angazhimin e kancelares Angela Merkel.Jam i lumtur që ky takim do të bëhet rregullisht për të thelluar marrëdhëniet tona. Jam i vetëdijshëm se ka dyshime brenda BE, dhe ndoshta zëmeratë, megjithatë ne e shohim BE, duke qëne jashtë si frymëzim dhe shpresë. Të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor bashkohen ne rrugën e reformave që të bashkohemi në familjen evropiane, por nuk duhet harruar se 100 vjetori i Luftës së Parë Botërore ishte viti i parë pa asnjë konflikt mes vendeve të ballkanit. Një vend që ka qënë me probleme, duke marrë hapa për begati. Anë e mbanë botës shohim konfliktet, rrokin shpatat, e njohim dëmin që kjo sjell.Toleranca është e nevojshme sot më shumë se kurrë.Është harmonia fetare një nga arsyet sepse Papa viziton Tiranën si destinacionin e parë, një vend ku të krishterët jetojnë në harmoni me myslimanët. Le të jemi ata që ruajme vlerat e harmonisë fetare ne dyert e Europës. Duhet të sigurojmë që BE të na shohë si aleatë dhe si vende që qeverisen nga shteti i së drejtës.Jemi të vetëdijshëm që jo vetëm na duhet të themi se çfarë duhet të bëjmë , por edhe ta bëjmë atë, nga të dyaj palët, e të vijojmë të kryejmë ndryshimet e nevojshme për të siguruar që BE-ja të na shohë si partner dhe aleatë të besueshëm, të na shohin si vende që udhëhiqen nga shteti I së drejtës, nga institucione, politike, ekonomike, demokratike.Vende të cilat mund ti zgjidhin çështjet e tyre dypalëshe në paqe e me qëllim të mirë në mirëbesim. Vende të cilat ju ofrojnë njerëzve të tyre mundësinë e anëtarësimit në BE, më kusht që ju, ashtu si edhe ne, të tregojmë që jemi të gatshëm për një gjë të tillë. Natyrisht do të ketë vështirësi edhe për anëtarët aktual të vendeve të Bashkimit Europian në këtë pikë. Megjithatë ne besopjmë se ashtu siç Eruropa mund të na ndihmojë, edhe ne mund ta ndihmojmë Europën." (Lexo më shumë)Barroso: Perspektiva e Ballkanit Perëndimor në BE"Sot kemi diskutuar se si të tejkalojmë këto pengesa ekzistuese në rajon, që në fakt janë rrjedhojë e një bashkëpunimi të munguar rajonal. Ka shumë hallka që mungojnë për sa i përket rrugëve, rrjeteve hekurushore apo energjitike. Ka rëndësi thelbësore që vendet e Ballkanit Perëndimor me mbështjetje të fortë ndërkombëtare europiane, të kenë një bashkërëndim të fortë mes tyre, dhe në BE për të shpejtuar investimet.Këtu na duhet që të marrim grante nga instrumentët e paraanëtarësimit, por nuk do të ketë vetëm grante, do të ketë edhe hua nga Banka Europiane e Investimeve, që është aktive në rajon. Ky është një hap mjaft konkret që t’i afrojmë sa më shumë këto vende me njëri-tjetrin, duke qënë më afër me njëri-tjetrin ata janë dhe më afër BE-së. Përtej infrastrukturës fizike, ne duam të lidhim njerëzit, të bashkojmë të rinjtë, gjithashtu të ofrojmë trajnimin e njërëzve, që nga gjyqtarët, prokurorët, oficerët e policisë. Pra, ne punojmë në shumë fusha të cilat kanë të bëjënë me sistemin e shtetit të së drejtës.Jam i gëzuar që Kryeministri Rama në cilësinë e tij si kryetar i këtij procesi është angazhuar për ta çuar edhe më tej këtë frymë bashkëpunimi, ndërkohë BE-ja do të luajë rolin udhëheqës nëpërmjet ndihmës së vet e mbështetjes financiare nëpërmjet grantit të paraanëtrarësimit me shumën prej 10 miliard eurosh, parashikuar për periudhën 2014-2020. Pra nuk janë vetëm qellime të mira, është diçka më tepër se sa fjala e mirë.Të paktën 20% të këtij financimi do të shënjestrojë projekte rajonale.Kështu që ky është mesazhi që do të doja tua përçoja sidomos edhe4 popujve në rajon. Sepse ashtu siç kryeministri Rama tha që "jam i vetëdijshëm që qytetarët e rajonit i kanë sytë nga ne, se çfarë po ndodh këtu në Berlin sot dhe duan të dinë nëse ka një perspektivë të qartë në anëtarësimin e tyre", përgjigjia ime në emër të Komisionit Europian është "Po, ka një të tillë. Jam i sigurtë që ky takim i sotëm më ka ndihmuar që ky moment të krijohet e të forcohet." (Lexo më shumë)
(Në foto: Delegacioni i vendeve të Ballkanit Perëndimor në Samitin e Berlinit)
(Në foto: Rama me Merkel dhe Barroson në Samitin e Berlinit)
(Në foto: Kryeministri Rama në Samitin e Berlinit)(Video: Konferenca e plotë e përbashkët)"Ora News" zbardh deklaratën e përbashkët të SamititOra 17:30 TV “Ora News” zbardh deklaratën e përbashkët të Samitit të Ballkanit Perëndimor. Në Samit është rënë dakord që konferenca e këtij niveli të zgjasë për 4 vjet me radhë; po ashtu, Konferenca e Ballkanit, vitin tjetër të kryesohet nga Austria, ndërsa në vitin e tretë nga Franca.Në deklaratë thuhet se rajoni ka bërë arritje të mëdha në politikën e fqinjësisë së mirë dhe politika e zgjerimit të BE ka luajtur rol në këto arritje. Qeveria gjermane nënvizon mbështetjen për zgjerimin e BE dhe mbetet prioritet, përmirësimi i qeverisjes për demokracitë e vendeve të Ballkanit Perëndimor.
(Në foto: Deklarata e përbashkët të Samitit të Ballkanit Perëndimor)Ora 13: 00 Është çelur rreth orës 16:00 samiti i Ballkanit, nën drejtimin e kancelares Merkel. Samiti zhvillohet në sallën e mbledhjeve të qeverisë gjermane.Te pranishem janë kryeministrat e Ballkanit Perëndimor, Presidenti i Komisionit Europian Barroso dhe kryeministri austriak. Merkel në fjalen hapese falenderon pjesëmarrësit për pranimin e ftesës."Ka shume gjëra që mund të bëhen bashkarisht. Nevojitet intensifikim i marrëdhenieve mes vendeve tona. Ne këtë vit 100 vjetori i Luftës se Parë Botërore, 75 vjetori i mbarimit te Luftes se Dyte, 25 vjetori i renies se murit te Berlinit. Sot Ballkani është ne paqe.(Video: Raportimi i gazetares së Ora News Klementina Cenkollari në "Skype")
(Në foto: Rama duke u takuar me Merkel)Fotogaleri: Ministrat e jashtëm të Ballkanit Perëndimor në Samitin e Berilinit Barroso: Ballkani pranë BE, por duhet forcim i sundimit të ligjitNdërsa më pas e mori fjalën Presidenti i Komisionit Europian, Barroso i cili tha se Ballkani Perëndimor është shumë pranë BE, por nevojitet forcimi i sundimit të ligjit dhe demokracisë."Ballkani Perendimor është shume pranë BE dhe shënon progres. Nevojitet forcim i sundimit të ligjit dhe demokracisë. Bashkepunimi rajonal është tejet i rendesishem. Projektet në fushën e bashkëpunimit energjitik dhe ndërlidhjes rrugore janë jetësore për Ballkanin."Nis Samiti i Berlinit, raportimi i gazetares Klementina CenkollariPër herë të parë i gjithë Ballkani është bërë bashkë, jo për të zgjidhur konflikte por për të nisur bashkëpunimin rajonal në ekonomi.Nga Berlini ku ndodhet gazetarja jonë Klementina Cenkollari për të ndjekur zhvillimet e konferencës informon se takimi nisi prej orës 10:00 me takimin e Ministrave të Ekonomisë, ku në fokus është bashkëpunimi ekononomik rajonal.Në tryezën e inicuar nga kancelarja gjermane Merkel, Shqipëria, Maqedonia, Kosova, Mali i Zi, Kroacia, Bosnja, Sllovania, paraqesin një platformë të unifikuar të bashkëpunimit, që kryefjalë ka "Korridorin e Kaltër" dhe që vijonme projektet në energji, infrastrukturë dhe teknologji.Tyreza e dytë ka qenë ajo e Ministrave të Jashtëm ku u diskutua për politikat integruese dhe politikat e jashtme të Ballkanit me BE.Kulmin konferenca do ta ketë në orën 15:30 kur delegacionet e vendeve të Ballkanit do të ulen në një tyrezë me kancelaren Merkel dhe Presidentin e Komisionit Europian, Hose Emanuel Barroso për të prezantuar projektet e përbashkëta që u unifikuan në Dubrovnik në takimin e thirrur nga kryeministri Edi Rama.“Sesioni i bisedimeve do të jetë i ndarë në 2 pjesë. Së pari do të diskutohet për politikën e jashtme që shoqërojnë Serbinë, Kosovën dhe Bosnjën dhe pritet që të ketë një adresim nga kancelarja Angela Merkel.Në sesionin e dytë do të diskutohet për bashkëpunimin ekonomik rajonal ku pritet të ketë një ndërhyrje nga Kreu i Komisionit Europian, Barroso dhe në fund do të jetë kur Rama do të paraqesë projektet për të cilat kërkohet mbështetja e Gjermanisë, kujtojmë lokomotivën e vendimarrjes në BE“, raporton gazetarja Cenkollari.Në përfundim pritet të dilet me një deklaratë, ndërsa në orën 17:30 do të jetë konferenca e përbashkët e Merkel, Barrosos dhe Ramës, i cili është zgjedhur si përfaqësuesi i Ballkanit. Konferenca e Ballkanit shihet si një moment i artë për të gjitha vendet e rajonit të cilat kanë vullnet për të bashkëpunuar por nuk kanë forcë për të kthyer në realitet vullnetin. Ora News mëson se konferenca e ardhshme vitin tjetër do të mbahet në Austri.Punimet e Samitit në Berlin do të finalizohen rreth orës 17:30 të pasdites së sotme, ku kryeministri Edi Rama, kancelarja gjermane Angela Merkel dhe Presidenti i Komisionit Europian, Hose Emanuel Barroso do të jenë përballë gazetarë në një komunikim të gjatë mes tyre.Shefi i qeverisë shqiptare, pas konsultave me homologët e rajonit mbi pikat se ku do të përqëndrohet e gjithë fjala e tij, po vijon konsultime intensive me ekipin e tij të punës.“Pas konsultave me palet, duke punuar me ekipin per fjalen e konferences se perbashket me kancelaren - liveTV1730” shkruan Rama në fb.