Samiti,Steinmeier: Dëshmi e angazhimit të Gjermanisë për Ballkanin

Gjermani- Ministri i Jashtëm Federal, Frank-Walter Steinmeier, ka shprehur kënaqësinë për mirëpritjen e homologëve të tij të rajonit, në kuadër të samitit që po mbahet në Berlin.Sipas tij, ky angazhim i qeverisë gjermane konfirmon mbështetjen për perspektivën evropiane të të gjitha shteteve të Ballkanit Perëndimor."Gëzohem për ardhjen në Berlin të homologëve të mi nga të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor si edhe të partnerëve të tjerë aktivë.Kjo konferencë nënvizon faktin se Gjermania po vazhdon të angazhohet me një përkushtim të madh për të gjithë rajonin. Ajo konfirmon pohimin tonë për perspektivën evropiane të të gjitha shteteve të Ballkanit Perëndimor.Ne dëshirojmë ta shfrytëzojmë takimin tonë për të vlerësuar progresin e deritanishëm të rajonit në rrugën për në Bashkimin Evropian. Njëkohësisht ne do të diskutojmë çështje, të cilat janë vendimtare për shpejtësinë dhe suksesin e përafrimit të Ballkanit Perëndimor me Bashkimin Evropian. Këtu do të jetë fjala ndër të tjera edhe për faktin se si vendet, edhe në kuadrin e bashkëpunimit rajonal, do të vazhdojnë me reformat e nevojshme.Pikërisht duke marrë shkas edhe nga krizat aktuale ndërkombëtare në vendet tona fqinje, dëshiroj të konsultoj me kolegët e mi se si mund të pasqyrojmë progresivisht vlerat dhe interesat e përbashkëta evropiane në një politikë të jashtme evropiane të njësuar".Rreth orës 15:00, Ministri i Jashtëm Federal Steinmeier do të presë për konsultim në vilën Borsig (shtëpia për miqtë e Ministrisë së Jashtme Federale), në Berlin-Tegel, Ministrat e jashtëm të 10 shteteve si edhe Komisionerin për Zgjerimin dhe Politikën Evropiane të Fqinjësisë, Štefan Füle.Në vijim të konsultimeve në vilën Borsig, ministrat e jashtëm do të marrin pjesë prej orës 18:00 në programin e konferencës në Zyrën e Kancelarisë Federale