Durrës, goditet rrjeti i grumbullimit të drogës, 5 të arrestuar, 1 në kërkim

Policia e Durrësit shkatërron një grup trafikantësh të narkotikëve. Efektivë të antidrogës në Policinë e Durrësit kanë sekuestruar në orët e para të ditës së sotme rreth gjysmë kilogrami kokainë dhe 110 kg marijuana, ndërsa kanë arrestuar 5 shtetas.Lënda narkotike e llojit kanabis sativa (boçe e thatë), u gjet në banesën e shtetasit Isuf Rama në Fushë Krujë, e paketuar në 8 thasë.Nga peshimi rezultoi në masën e 110 kg lëndë si dhe rreth 500 gr lëndë e dyshuar si narkotike e llojit kokainë, të cilat u sekuestruan. Për llogari të hetimit u sekuestrua edhe automjeti Benz C Class me targa AA002 CC dhe 12 copë telefona celularë.Kapja e drogës u bë e mundur gjatë finalizimit të operacionit policor të koduar “Stacioni”, i cili kishte si objekt goditjen e një grupi që kryente grumbullimin e lëndëve narkotike nga disa rrethe të vendit, me qëllim tregëtimin në tregun e brendshëm.Gjatë opreacionit, policia bëri arrestimin në flagrancë të 5 shtetasve, ndërsa ka shpallur në kërkim një tjetër, të gjithë banorë të zonave të ndryshme në Shkodër, Krujë, Laç, Fushë Krujë.Konkretisht u krye arrestimi i shtetasve:1-Bardhok Përndoi, 40 vjec, banues në Laç.2-Gjon Shponi, 31 vjec, banues në Gur i Zi Shkodër.3-Bledi Shyti (Zefi), 31 vjec, banues në Vau i Dejës Shkodër.4-Arjan Boka, 55 vjec, banues në Krujë.5-Isuf Rama, 57 vjec, banues në Fushë Krujë.Po kështu u shpall në kërkim shtetasi Fred (Alfred) Balloku, 33 vjec, banues në Kurbin.Nga hetimet e deritanishme rezulton se lënda narkotike grumbullohej nga këta shtetas nga zona të ndryshme kultivimi si Shkodër, Laç dhe Krujë, me qellim final tregëtimin e saj të mëvonshëm në qytete të ndryshme të vendit.Nga ana e policisë vijon puna hetimore për zbardhjen e të tjera rrethanave dhe personave të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.Materialet proceduriale iu përcollën Prokurorisë së Rrethit Krujë për veprën penale “Prodhim, shitje lëndësh narkotike “.