Nishani uron Erdogan: Intensifikim të bashkëpunimit shumplanësh

Tiranë- Presidenti, Bujar Nishani, ka uruar për marrjen e detyrës së Presidentit, homologun e tij turk Recep Tayyip Erdoğan.Përmes një mesazhi urimi, Nishani shpreh besimin se lidhjet e miqësisë dhe bashkëpunimit të shkëlqyer që karakterizojnë marrëdhëniet mes dy vendeve do forcohen edhe më tej gjatë mandatit të presidencial të Erdogan.“Zgjedhja Juaj në postin më të lartë, atë të Presidentit të Republikës së Turqisë më jep kënaqësinë e madhe që, në emër të popullit shqiptar dhe në emrin tim personal, t’Ju dërgoj urimet më të mira e më të përzemërta për suksesin tuaj në këtë post të lartë!Më lejoni, Zoti President, të shpreh besimin tim se, lidhjet e miqësisë dhe bashkëpunimit të shkëlqyer që karakterizojnë marrëdhëniet midis Shqipërisë dhe Turqisë, gjatë mandatit tuaj presidencial, do të forcohen dhe do të pasurohen më tej, në fusha të reja me interes të përbashkët, në të mirë të dy popujve tanë miq”.Në vijim të mesazhit, Nishani shpreh angazhimin për intensifikim të bashkëpunimit shumplanësh mes Shqipërisë dhe Turqisë.“Duke shprehur bindjen në angazhimin dhe kontributin tonë të përbashkët në intensifikimin e bashkëpunimit shumëplanësh, si edhe duke ju uruar edhe një herë suksese në punën tuaj, ju lutem pranoni, i nderuar Zoti President, shprehjen e konsideratës sime më të lartë!” – theksohet në mesazhin e Kreut të Shtetit shqiptar”.Rexhep Taip Erdogan, Presidenti i zgjedhur për herë të parë nga populli, do të betohet sot zyrtarisht si kreu i ri i shtetit pas 12 viteve në krye të qeverisë së Ankarasë.Që në fjalimin e parë pas fitores, Erdogan u zotua se do ti japë më shumë fuqi dhe pushtet postit të presidentit, i cili deri më tani ka qënë thjesht një post ceremonial.Këtë zotim të tijin, kritikët e kanë parë si një lëvizje që do ti japë atij autoritetet të padiskutueshëm.Ministri aktual i jashtëm, Ahmet Davutoglu, pritet të emërohet kryeministri i ri i vendit, pasi u zgjodh kryetar i partisë qeverisëse, AKP-së.