Tjetër shpërthim në Vlorë. Shembet banesa zë poshtë 70 vjeçarin
Vlorë- Kur nuk kishin kaluar dy orë nga atentati me tritol makinës së Isuf Brahimajt, një tjetër shpërthim tronditi qytetin bregdetar jo shumë larg vendit ku ndodhi i pari.Një banesë njëkatëshe është shembur tërësisht në lagjen “Çole", duke zënë brenda 70 vjeçarin Rrapo Halili.Ngjarja u raportua rreth orës 09:30 minuta ndërkohë që dy orë më pas trupi i pajetë i të moshuarit u nxorr nga rrënojat.Dyshohet se nga shpërthimi janë dëmtuar muret e banesës përdhese duke zënë brenda një person."Ka qenë shpërthim i fuqishëm sa ka dëmtuar edhe xhamat e banesave përreth" informoi gazetari nga vendi i ngjarjes.Fillimisht u tha se mund të ketë pasur një shpërthim bombule por nuk është konfirmuar ende. Një grup hetimor po punon për identifikimin e shpërthimit. Nisur nga fuqia e shpërthimit dyshohet se kemi të bëjmë me një bombul gazi.Lagjja "Çole" ndodhet shumë pranë lagjes "28 Nëntori" ku në orën 07: 15 minuta një makinë u hodh në erë duke shkaktuar vdekjen e drejtuesit të mjetit, plagosjen e pasagjeres dhe të një kalimtari.(Video: Pamje nga vendi i ngjarjes)vijon