Erdogan u betua sot president i Turqisë
Regep Tajip Erdogan u betua sot si presidenti i 12-të i Turqisë.Forcimi i pozitave të tij si udhëheqësi më i fuqishëm i kohërave të fundit, ka rritur frikën tek kundërshtarët për rritje të autoritarizmit.Gjatë fjalës së betimit në ceremoninë e organizuar në paralament, Erdogan u zotua se do të mbrojë Turqinë, pavarësinë dhe integritetin e saj, duke respektuar kushtetutën dhe parimet e Mustafa Kemal Ataturkut, themeluesi i republikës moderne laike të Turqisë."Në cilësinë si President i Republikës, unë betohem në nderin tim, para kombit të madh turk dhe para historisë, për të mbrojtur ekzistencën dhe pavarësinë e shtetit," - tha ai në ceremoninë e shkurtër.Pas inagurimit, ai u largua drejt mauzoleumit të Ataturkut, ku vendosi një kurorë me lule. Ndërkaq një tjetër ceremoni është mbajtur në pallatin presidencial, ku marrin pjesë personalitete te huaja, mes tyre Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani.Deputetët e opozitës turke u larguan menjëherë pasi Erdogan bëri betimin, ndërsa kreu i partisë CHP Kemal Kiliçdaroglu ka bojkotuar të gjithë ceremoninë.Në një deklaratë për agjensinë e lajmeve Reuters, ai u shpreh se tashmë ai dhe partia e tij janë më të shqetësuar se kurrë, pasi sipas tij në Turqi ka ardhur sundimi autokratik. Analistët ndërkohë paralajmërojnë se ambicia personale e Erdogan, po përqendron të gjithë pushtetin në duart e një njeriu të vetëm.Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter