Vlorë, hidhet në erë makina e biznesmenit Brahimaj. Sinanaj pati frikë ta vriste

Vlorë- Pas dy atentash të dështuara, tritoli i ka marrë jetën më 28 gusht 2014 ndërtuesit nga Vlora, Isuf Brahimaj.Eksplozivi që tronditi sot në mëngjes sërish qytetin bregdetar, shpërtheu në makinën e 42 vjecarit ndërsa ishte në lëvizje duke lënë të plagosur edhe miken e tij 19 vjecare që policia i ka dhënë vetëm iniciale ndryshe nga emri i vajzës. Ndërkohë ka mjaftuar kjo ngjarje për përplasjen e radhës mes pozitës dhe opozitës.Sot në mëngjes vendi i ngjarjes i ngjante një fushë lufte, ku shpërthimi dëmtoi totalisht mjetin dhe dëmtoi disa fasada xhamash të pallateve aty pranës.Është mundur të mësohet se emri i Isuf Brahimaj dhe vëllait të tij ndodhej në listën e  vrasësit serial Julian Sinanaj, i cili ndodhet në qeli prej 29 janarit 2014.  Sipas burimeve nga policia dhe prokuroria, Sinanaj ka refuzuar që të kryejë këtë porosi, sepse kishte njohje me Isuf Brahimaj dhe përveç kësaj ia kishte dhe frikën, pasi ai dhe familjarët e tij ishin  persona me influencë në Vlorë.Makina shpërtheu në 07:15 Qyteti i Vlorës u trondit sërish mëngjesin e sotëm nga një atentat me tritol ku mbeti i vrarë biznesmeni i ndërtimit, Isuf Brahimaj, dhe u plagos rëndë shoqëruesja e tij, Ornela Gjini, e cila ishte pasagjere si dhe një kalimtar i rastit. Shpërthimi ndodhi  sot në orën 07:15 minuta në rrugën Transballkanike në qytetin e Vlorës, në rrethrrotullimin e njohur si Omonia.Brahimaj mendohet se është pronari i një hoteli i cili pritej të inaugurohejnë zonën e Jonufrës në bregdetin e Vlorës.Makina shpërtheu në lëvizje Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 07:15 në rrugën transballkanike Vlorë-Skelë, pranë sheshit "Omonia" ku një automjet ‘Mitsubishi’ i bardhë, fuoristradë, me targa AA 848 XJ në të cilin udhëtonin dy personat ka shpërthyer në flakë. Shpërthimi i fuqishëm ndodhi ndërsa mjeti ka qenë në lëvizje.Viktima u shkrumbua, 19 vjeçarja në trotuar kërkonte ndihmë, plagoset kalimtariViktima është gjetur i pajetë, totalisht i shkrumbuar në derën e parme të mjetit. Ndërkohë forca e shpërthimit, duket se ka nxjerrë jashtë pasagjeren, Ornela Gjini 19-vjeç, (Zyrtarisht nga policia është identifikuar si O.M). Dëshmitarët në vendin e ngjarjes bëjnë me dije se e kanë parë të plagosurën për 5 minuta të përpëlitej në rrugë, duke kërkuar ndihmë.Ajo është transportuar me urgjencë drejt spitalit rajonal të qytetit ku ka marrë dhe ndihmën e parë.  Ndërkaq rreth ores 10:30, e plagosura mbërriti  në repartin e djegieve në QSUT për mjekim të specializuar. Mjekët thanë se gjëndja shëndetësore e saj është e rëndë. I plagosur nga ngjarja mbetiedhe një kalimtar i rastit, i cili u transportua drejt spitalit për marrjen e ndihmës mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.Hetimet: Shpërthimi me telekomandeNga hetimet paraprake dyshohet se shpërthimi ka qënë i telekomnduar me celular, cka e bën të vështirë punën e hetuesve,pasi shpërthime të tilla nuk lënë gjurmë. Paraprakisht është mësuar se viktima 42 vjecar,ishte pronar  një hoteli në ndërtim në zonën e Ujit të Ftohtë dhe kjo është një nga pistat që po ndjek grupi hetimor.Megjithatë emri i Isuf Brahimaj nuk është i panjohur për policinë e Vlorës, nga ku mësohet se i ka shpëtuar dy atentateve të tjera që janë kryer ndaj biznesmenit dhe familjarëve të tij.Është mundur të mësohet se emri i Isuf Brahimaj dhe vëllait të tij ndodhej në listën e  vrasësit serial Julian Sinanaj, i cili ndodhet në qeli.Sipas burimeve nga policia dhe prokuroria, Sinanaj ka refuzuar që të kryejë këtë porosi, sepse kishte njohje me Isuf Brahimaj dhe përveç kësaj ia kishte dhe frikën, pasi ai dhe familjarët e tij ishin  persona me influencë në Vlorë.Nga uniformat blu të qytetit bregdetar është pohuar se një atentat i ngjashëm i është kryer edhe ndaj vëllait të tij Ermal Brahimaj, më 31 gusht të vitit të kaluar. Makina e tij ka shpërthyer ne hyrje të një lavazhi, por pa i rrezikuar atij jetën.Ky ishte atentati i katërt ndaj pjestarëve të familjes Brahimaj nga fshati Sherisht, i cili për fat të keq u mbyll me një viktimë.Njoftimi i policise per atentatitn Ora 09:12 Vlore me 28.08.2014 rreth ore 07.14 ne Sallen Operative te Drejtorise se Policise Qarku Vlore eshte marre njoftin ne lagjen 28 Nentori ka ndodhur nje shperthim. Menjehere ne vend kane shkuar te gjitha sherbimet e Policise te cilat kane kryer veprimet e para procedurale  si dhe sherbimi zjarrfikes. Nga kryerja e veprimeve te para hetimore ka rezultuar automjeti tip Mitsubishi ngjyre e bardhe me targa AA848JX me pronar shtetasin I. K., vjec 42, banues ne fshatin Sherisht ka shperthyer.Ne momentin e shperthimit brenda ne automjet dyshohet se ndodhej shtetasi I. K., i cili ka gjetur vdekjen e menjehershme si dhe shtetasja O. M., vjec 19 e cila eshte ne gjendje te rende shendetsore. Nuk ka persona te tjere te lenduar.Menjehere ne lidhje me kete ngjarje eshte ngritur nje grup i posacem hetimor ne perberje te te cilit jane specialistet me te mire Kunder Krimeve te Renda ne Drejtorine e Pergjithshme te Policise Tirane, Drejtorine e Policise Qarku Vlore si dhe Prokurore Kunder Krimeve te Renda Tirane dhe Vlore.[caption id="attachment_361034" align="aligncenter" width="655"]Në foto: Makina që shpërtheu dhe viktima Isuf Brahimaj Në foto: Makina që shpërtheu dhe viktima Isuf Brahimaj[/caption]Fotogaleri: Pamje nga vendi ku ndodhi shpërthimi i makinës në Vlorë  Video: Pamje nga vendi ku ndodhi shpërthimi i makinës në Vlorë Video: Atentati në Vlorë, 19 vjeçarja e plagosur vjen në Tiranë Video: Raportimi me “Skype” nga vendi i ngjarjes, pak minuta pasi ndodhi atentati