Rrëzohet avioni ushtarak në Virginia, nuk dihet fati i pilotit

Një avion ushtarak i tipit Jet F-15C nga Massachusetts u rrëzua në malet perëndimore të Virginias mëngjesin e së mërkurës.Burime të autoriteteve vendore nuk raportojnë për viktima,por ende nuk dihet fati i pilotit, i cili dyshohet të jetë hedhur me parashytë.Kolonel James Keefe ka deklaruar se nuk kanë asnjë kontakt me pilotin deri tani.Ndërkohë që po punohet për të parë edhe vendin e përplasjes. Rrëzimi i avionit u raportua nga disa dëshmitarë nga vendi i ngjarjes, të cilët thanë se kishin dëgjuar zhurma.Avioni luftarak i tipit F-15C ishte duke fluturuar drejt New Orleansit ndërsa po kryente dhe një azhornim në sistem.Në momentit e rrëzimit, avioni njëvendësh, nuk mbante municione në bord ndaj dhe nuk ka shkaktuar dëme në momentit e takimit me tokën.avion4(Në foto: Pamje nga vendi ku u rrëzua avioni)avion2(Në foto: Tipi i avionit i cili mendohet të jetë rrëzuar)avion3(Në foto: Harta e cila tregon vendin se ku u rrëzua avioni ushtarak)