Programi për punësim, Veliaj: Është më e ndershme sesa të rrish në lloto
Programi për nxitjen e punësimit e ka çuar në Durrës Ministrin e Mirëqënies Sociale dhe Rinisë Erion Veliaj, teksa ka vizituar një nga subjektet fason që kanë përfituar nga ky program.Ministri Veliaj ka vlerësuar punësimin e rreth 60 grave dhe vajzave në 2 muajt e fundit nga ky biznes.“Ka shkëputur 60 gra, 60 zonja nga ndihma ekonomike për t’i kthyer drejt punësimit. Nëse ke vetëm 4,8 apo 10 klasë shkollë kjo është shumë më e ndershme sesa të ndenjturit me ndihmë ekonomike apo të ndenjturit në kafe. Duke qenë se ka edhe djem të rinj këtu është një punë më e ndershme sesa të ndenjturit në pika baste dhe lloto.Në qarkun e Durrësit kanë përfituar 13 subjekete nga fond ii nxjtjes së punësimit me një total prej 30 milionë lekësh. Në bazë të këtyre programeve subjektet kanë përfituar fonde për të mbuluar sigurimet shoqërore 4 paga në vit dhe shpenzimet për trajnimin e stafit.