Malaj: Heqja e memorialit në Preshevë, dëshmi e mentaliteteve të vjetra
Deputeti socialist Arben Malaj ka dënuar ashpër aktin e heqjes së lapitarit të UÇMB-së në Luginën e Preshevës një ditë më parë. Në një reagim në rrjetin social facebook Malaj thekson se lidershipi politikë i Serbisë duhet ta ketë të qartë se manifestimi i forcës, rikthen hijet e të shkuarës dhe e ben me te vshtire dhe me te larget perspektiven europiane.“Heqja dje në Preshevë e memorialit të dëshmorëve të luftës, nga forcat policore të Serbisë është një dëshmi e re e mentaliteteve të vjetra që rrezikojnë të tensionojnë situatën në rajon. Akte të tilla të njëashme jo vetëm nuk kontribuojnë positivisht për paqen dhe prosperitetin në rajonin tonë, por i bëjnë të dobëta dhe të pa qëndrueshme arritjet e deri tanishme. Lidershipi politikë i Serbisë duhet ta ketë të qartë se manifestimi i forcës, rikthen hijet e të shkuarës dhe e bene me te vshtire dhe me te larget perspektiven europiane” shprehet ai.Sipas Malaj Serbia më shumë se kushdo vend i rajonit e ka paguar shtrenjtë nacionalizmin e disa politikanëve te saj. Vetëm gjate viteve 1993-2001, nga procesi i përgjakur i shpërbërjes së ish Jugosllavisë dhe nga konflikti për spastrimin etnik në Kosovë, Serbia humbi rreth 50% të GDP së saj , ose thënë më qartë, serbët u varfëruan 50% më shumë.Qëndrimi i matur i udhëheqësve shqipëtarë të Preshevës, afrimi i një mundësie bashkëbisedimi për një zgjidhje me mirëkuptim të dyanëshëm sipas deputetit socialist dhe ish Ministër i Financave, është dëshmi shtesë e kontributeve pozitive që shqiptarët si komb i afrojnë të ardhmes europiane të të gjitha vendeve të rajonit tonë, nga e cila perfiton edhe vet Serbia.