Durrës, emigrantët mbushin zyrat e legalizimeve, mospërputhjet me hartat

Durrës - Pavarësisht lehtësimit të procedurave, çështja e legalizimeve vazhdon të mbetet problem për emigrantët. Disa prej tyre zvarriten prej vitesh për çështje dokumentacioni, duke qenë se ka edhe mbivendosje, edhe mospërputhje gjatë procesit të verifikimit në terren.Emigrantët e ardhur në Shqipëri kryesisht për pushime, kanë shfrytëzuar këtë periudhë edhe për të mbaruar punët e lëna pezull. Në zyrën e ALUIZNI-t në Durrës, është shtuar fluksi, si rezultat i rritjes së numrit të aplikimeve. Sipas kreut te këtij institucioni, Flamur Gjuzi, probleme konstatohen në procesin e verifikimit në terren ku ka mosperputhje me hartat ekzistuese.Qytetarët kërkojnë të qartësohen për dokumentacionin që duhet për procesin e legalizimeve, në mënyrë që të evitojnë zvarritjet. Në shtator pritet që Kryeministri Rama të inspektojë ecurinë e procesit të legalizimeve në Durrës.Oranews.tv