Ndërtuesit kundër qeverisë: Anulimi i lejeve vetëm në zonat problematike

Shoqata e Ndërtuesve nga studio e Ora News i kërkon qeverisë të rishikojë vendimin për anulimin e lejeve të ndërtimit. Për kreun e kësaj shoqate, anulimi mund të shtrihej në zonat problematike por jo në gjithë vendinNë një intervistë për Ora News, me gaztarin Edvin Peçi, Muçi tha se një zgjidhje do të ishte që të ndërpritej ndërtimi aty ku ka parregullësi. Ai deklaroi se mbështet vendimin për mbylljen e ndërtimve informale.“Vendimi është kompleks dhe ka disa aspekte. Ne jemi për mbylljen e informalitetit, pasi informaliteti është një konkurencë e pandershme në tregun e ndërtimit. Përshëndesim edhe kalimin e policisë së ndërtimit në pjesën e Ministrisë së Brendshme. Ndërkohë nuk jemi për ndërprerjen drastike, do ishim për ndërprerjen në pjesë të caktuara, në ato segmente ku janë bërë shkelje. Nuk ka pse të penalizohen ata që janë të rregullt. Kjo pak a shumë ngjan me atë moratuoriumin e skafeve, ku u detyruan që të kalonin të gjithë brenda një rregulli të përbashkët”, u shpreh Muçi.Maksim Muçi dha edhe një shembull, ku tregoi se nuk duhet të dënohen të gjithë. Sipas tij ata që janë të rregullt dhe veprojnë sipas ligjit nuk duhet të përfshihen në këtë penalizim. Po ashtu ai tha se do të ketë edhe një bashkëpunim me Ministrine e Planifikimit të Territorit.“Fshatrat e Dropullit janë të bukura me sistemim dhe nuk ka pse të penalizohen njerëzit aty, që të mos kenë mundësi të ndërtojnë. Pra ajo pjesë që është në rregull mund të vazhdojë, pjesa tjetër të penalizohet, kjo varet edhe nga bashkëpunimi që do kemi me Ministrinë e Zhvillimit të Territorit për të parë si do procedohet. Historia e bllokimit ka filluar që në vitin 2007. Kur u shkurtua KRT e Tiranës u dhanë vetëm 8 lejë. në 2008 u dhanë 30 lejë në 2010, 2011, 2012 nuk u dhanë lejë”, u shpreh Muçi.Deklaratën e sotme të Ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri i cili tha se do të verifikohet çdo leje, duke hetuar edhe porositësit, kreu i ndërtuesve tha se e mbështet deklaratën e ministrit. Por duke u ndalur te shkrirja e INUK ai tha se ky inspektoriat të mos kthehet më si polici, por të luajë rolin e saj duke bërë kontrolle para marrjes së lejeve për ndërtim.“Neve e vlerësojmë si pozitive që ky lloj kontrolli për ndërtimet pa leje të rritet dhe mundësisht të jenë zero. Ndërtimet paleje i kanë të gjitha të këqijat. E para ndërtohet në një pronë që nuk dihet se e kujt është. E dyta nuk paguajnë asnjë detyrim në shtet dhe e treta nuk janë të kontrolluara me procedurat që duhen kontrolluar për të dhënë garanci. Pra rritja e presioneve për ndërtimet paleje është vetëm pozitive dhe këtu jemi dakord. Por edhe politika të mos bëjë legalizime për ndërtimet pa leje. Përsa i përket deklaratës së ministrit ne jemi dakord, e vetmja gjë që duam është që ky inspektoriat që ka qënë polici ndërtimi të mos kthehet më ne polici, por të jetë inspektoriat dhe të rritet niveli i tij. Pra inspektoriati të bëjë një kontroll të plotë për marrjen e lejeve për ndërtim. Varianti i policisë është kur e sheh e prish dhe e lë aty. Varianti i inspektoriatit është të parandalojë dhe të bëjë kontrollin që në kërkesat e paraqitura dhe të eliminohet klientelizmi”, tha MuçiLegalizmi i shtesave të pallateve“Këtë gjë ne e kemi filluar në vitin 2002-2003 për legalizimin e shtesave, ku kishte një ekuivok mes asaj që pranohej dhe asaj që nuk pranohej. Janë rreth 400 pallata që kanë të paleglaizuara shtesat e tyre. Për ne, prioriteti të jetë i qytetarëve dhe i shtetit. Pallatet janë të ligjshme, të gjitha janë të ligjshme dhe janë të pajisura me leje të re. Këto duhet urgjentisht të regjistrohen dhe të mos ekzistojë më termi “pallat me shtesa paleje”. Ne propozojmë që legalizimi i pallateve tek ALUIZN-i të bëhen vetëm 2 verifikimi, sasia e shtesës dhe leja e bashkisë, më pas të paguhet taksa dhe t’i kalohet hipotekës. Hipoteka duhet t’i jape lejën menjëherë, për pjesën që shitet shtetit merr të ardhurat e veta.”Shlyerja e borxheve për ndërtuesit“Ka vazhduar të bëhet shlyerja e borxheve, është vendosur rregulli që shlyerja të bëhet sipas faturave. Ka ecur, ka funksionuar, por edhe ne nuk e kemi ndjekur sepse është një gjë që u vu në rrugë dhe po funksionon normalisht. Pagesat janë duke u bërë dhe do bëhen, problemi është i disa punimeve që janë bërë jashtë projektit dhe këto mund të kenë vështirësi për pagesën. Problem tjetër janë mungesa e investimeve për të ardhmen dhe problemi i fundit janë disa ndryshime ne legjislacion.”ex/oranews.tv/