FMN në Tiranë, analizon sistemin financiar, më 8 shtator raporti
Tiranë-Fondi Monetar Ndërkombëtar zbarkon në Tiranë.Për rreth 14 ditë ekspertë por edhe drejtues të institucionit të rëndësishëm financiar do të zhvillojnë takime intensive me drejtues të lartë shqiptarë me të cilët do të analizohen shifrat ekonomike.Misioni kryesohet nga Nadeem Ilahi dhe pas diskutimeve me autoritet të ndryshme shqiptare në 8 shtator FMN do të dalë në një deklaratë mbi gjetjet apo rekomandimet që do ti jepen qeverisë shqiptare.Përgjatë kësaj vizite rutinë që misioni i FMN-së do të realizojë takime me ministrin e Financave, ministrin e Ekonomisë si dhe me Guvernatorin e Bankës së Shqipërisë Ardian Fullani. Kjo vizitë e FMN-së realizohet çdo tre muaj, në bazë të marrëveshjes së huasë që FMN-ja ka nënshkruar me qeverinë shqiptare në muajin shkurt.Referuar kësaj marrëveshjeje, në mesin e muajit shtator parashikohet dhe disbursimi i trashit të trete prej 26 mln euro për qeverinë shqiptare.Ndërkohë, në qendër të axhendës së takimeve të misionit pritet të jetë edhe rishikimi i buxhetit 2014 si dhe hartimi i projekt-buxhetit 2015, si pjesë e kontrollit mbi gjendjen financiare dhe makroekonomike të ekonomisë shqiptare.Ndërkaq pritet që pjesë e diskutimeve të misionit të radhës së FMN-së të jetë edhe situata e krijuar në Bankën Qendrore pas vjedhjes nga thesari të 713 milionë lekëve.Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter