FOTOLAJM/ Dhunohet për të disatën herë Monumenti i Pavarësisë
Nuk është hera e parë që Monumenti i 100 vjetorit të Pavarësisë në Tiranë bie pre e dhunimve nga qytetarë. Pllakat e tij janë “shkulur" disa harë, por mesa duket shkatërrimi i tij ka marrë përmasa edhe më të mëdha.Gazetari Altin Krekas, ka postuar në rrjetin social facebook një foto të monumentit me disa pllaka anësore të shkuluara dhe dëmtime të shumta pothuajse në të gjitha pjesët e monumentit.
“Sapo e shqepen,-thote Altin Krekas. A nuk tregon kjo varferinë e theksuar tonën si komb, jo vetëm nga xhepat!? Nejse java paska nisur me mbarësi në Tiranë.”Monumenti i Pvarësisë u përurua më 28 Nëntor 2012 me rastin e 100 vjetorit të Pavarësisë. Vepra ka një lartësi 8 metra dhe me bazament 4.4 metra katrorë monumenti u realizua për 450 mijë euro.Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter