Zvicër,vrasësi në xhami nga Shqipëria Policia: Por kishte pasaportë serbe
Zvicër - Autori i ekzekutimit të një personi brenda në dhomën e faljes në një xhami në Zvicër është qytetar nga Shqipëria, por që mbante një pasaportë serbe.Ka qënë zëdhënësi i policisë Gian Andreas që për agjensinë e lajmeve "Presheva jonë", ka deklaruar se "personi që u vra më 22 gusht në një xhami në Zvicër është një 51-vjeçar nga Zvicra, me prejardhje shqiptare nga Presheva. Kurse vrasësi eshte një qytetar nga Shqipëria me pasaportë serbe."Policia sqaroi gjithashtu se vrasësi kishte udhëtuar nga një zonë e largët në Zvicër për të kryer ekzekutimin. Ai ka pranuar vrasjen por policia ende nuk ka dhënë detajet mbi motivin e krimit që tronditi Zvicrën."Nuk mund të them asgjë në lidhje me motivet e kesaj vrasje. Nuk mund ta konfirmoj nëse ky ishte një akt hakmarrjeje. Hetimet janë duke u kryer në këtë drejtim.." ka thënë zëdhënësi i policisë. Ka qënë momenti kur besimtarët po bëheshin gati të linin xhaminë, kur 51-vjecari nga Presheva, baba i katër fëmijëve ka hyrë në dhomën e lutjeve të xhamisë "El-Hidaje". Ai është ndjekur menjëherë nga autori, i cili ka qëlluar me 5 plumba pistolete duke shokuar besimtarët e krejt opinionin.Ka dyshime që e lidhin vrasjen me një gjakmarrje të mundshme, por ende nuk ka një qëndrim zyrtar të policisë.Dëshmitarët kanë thënë për mediat në Zvicër se autori fillimisht u largua e më pas është kthyer në xhami dhe ka pritur të dorëzohet në polici.Oranews.tvTë parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter