Turizmi, Goxhaj: Nismat e qeverisë show politik

Zyra e mbrojtjes së konsumatorit ka kritikuar qeverinë për turizmin duke i konsideruar nismat show politik.Sipas kreut të kësaj zyre Altin Goxhaj shembulli më i keq i kësaj situate është Bashkia e Durrësit e cila jo vetëm që nuk ka menaxhuar sezonin dhe nuk ka siguruar hapësira për plazhe publike por me urdhër të Edi Ramës do të shkatërrojë edhe shatërvanin tradicional të qytetit.“Durrësi është maja e problemit. Plazhi i Durrësit nuk ka asnjë metër katror publik. Nesë para një muaj kishte ndonjë hapësirë publike sot nuk ka, madje kanë filluar të zënë edhe rërën, pra ka dhe shazllone që mund të jenë edhe në det. Qytetarët nuk kanë ku të bëjnë plazh.. Ndërkohë kur hapin çezmën nuk kanë as ujë. Erdhëm këtu para bashkisë, të ky shatërvan ku ishim dhe një vit më parë për të bërë një protestë për mungesën e plazheve”, tha Goxhaj.Mungesa e plazheve publike është një problem i prekshëm pothuajse përgjatë gjithë bregdetit shqiptar pavarësisht nismave të marra nga qeveria.