Mesazhi ndërkombëtar për Kosovën: Edhe "Lista Serbe" në Qeveri, por jo faktor vendimtar

Kosovë - Thirrjes për krijimin sa më shpejt të një qeverie dhe të institucioneve të reja në Kosovë, i është shtuar edhe Ambasadori Britanik Ian Cliff, i cili pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për anullimin e zgjedhjes së Isa Mustafës si Kryetar i Parlamentit, dha një mesazh për liderët politikë në vend.Duke përgëzuar bllokun opozitar LDK-AAK-Nisma për përpjekjet për të gjetur një partner për krijimin e qeverisë, Cliff tha qartazi se “Lista Serbe” duhet të jetë pjesë e qeverisë së ardhshme, por jo faktor përcaktues në krijimin e saj."Do të ishte mirë që “Lista Serbe” të bëhet pjesë e Qeverisë. Por, mendoj se Lista Serbe duhet të presë dhe të shohë se si do të shkojnë negociatat për krijimin e Qeverisë mes partive shumicë shqiptare dhe pastaj eventualisht t'i bashkohet. Nuk mendoj se është gjë e mirë që “Lista Serbe” të jetë partia vendimtare për Qeverinë e ardhshme"Për analistët politikë në Prishtinë, kjo deklaratë e Ian Cliff duhet lexuar si porosia e pastër e ndërkombëtarëve, përmes së cilës duket se është projektuar idea sesi duhet të jetë qeveria e ardhshme e Kosovës. Por për analistin Shkëlzen Maliqi, blloku opozitar nuk mund të bëjë i vetëm mazhorancën, pa votat e Vetëvendosjes apo “Listës Serbe”.Sipas Maliqit, dy janë opsionet: Ose Blloku të krijojë mazhorancë me një nga këto dy parti ose vendi do të shkojë drejt zgjedhjeve të reja. Nëse realizohet ky opsion i dytë, gjërat do të vështirësohen për bllokun LDK-AAK-Nisma pasi nëse zgjedhjet përsëriten, Kryeministri në detyrë Thaçi mund ta zgjerojë koalicionin e tij me AKR e Behxhet Pacollit, e cila sipas analistëve, ndonëse në qershor nuk e kaloi dot pragun, këtë herë pritet ti sjellë Thaçit të paktën 5 deputetë.Prej 3 muajsh, PDK-ja e Thaçit është shprehur se vendi ka nevojë për qeveri gjithëpërfshirëse dhe ajo e favorizon këtë zgjedhje për ndërtimin e institucioneve. Blloku Opozitar LDK-AAK-Nisma, ndërkaq, i cili ka përjashtuar çdo mundësi për bashkëqeverisje me PDK-në, aktualisht opsion mbi tavolinë ka qeverinë me “Listën Serbe”, pas dështimit të arritjes së një marrëveshjeje me Vetëvendosjen.Oranews.tvTë parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter