Itali, mbyten 18 emigrantë në Lampeduza, po udhëtonin me gomone
Itali-Policia ka pikasur trupat e pajetë të 18 emigrantëve, të gjithë ishin në bordin e një gomoneje. Sipas autoriteteve, në gomone ishin edhe 73 persona të tjerë, të cilët kanë arritur të udhëtojnë nga Libia përgjatë natës dhe që kanë shpëtuar.Sipas policisë kufitare dhe Marinës ushtarake italiane, mbi 3500 persona, mes tyre burra, gra dhe fëmijë, kanë arritur të shpëtohen nga e premtja deri mëngjesin e kësaj të diele, në kanalin e Sicilisë.Ndërhyrja më e fundit është zhvilluar rreth orës 9 të mëngjesit të sotëm, ku me një gomone po udhëtonin 215 emigrantë, mes tyre 55 gra dhe 38 fëmijë. Po ashtu, në rajonin e Reggio Kalabria, vetëm përgjatë 24 orëve të fundit është zbuluar një anije ushtarake me në bord plot 1373 emigrantë, që udhëtonin nga Libia për në Itali, mes tyre edhe një viktimë.Në bord u gjetën 100 burra, 200 gra dhe 159 fëmijë. Situata bëhet edhe më e rëndë, nëse llogariten shifrat zyrtare, sipas të cilave vetëm në muajin gusht, kanë humbur jetën mbi 400 emigrantë, në ujëra ndërkombëtare.Ata udhëtojnë me gomone, peshkarexha, anija ushtarake dhe tregtare. Për këtë situatë vetë kryeministri Mateo Renzi ka kërkuar me forcë edhe mbështetjen e institucioneve europiane, duke theksuar se Europa nuk duhet te fokusohet në shpëtimin e bankave dhe qeverive dhe të lerë të vdesin nëna e fëmijë. Pritet që në mbledhjet e para të Këshillit të Europës në muajin shtator, të jetë në program edhe një diskutim i gjerë pikërisht mbi përballimin e fenomenit të emigracionit në Mesdhe.Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter