Vjedhja në kohën e rikonstruksionit, thyhen afatet e punimeve, BSH paguan qera te ish-VEFA

Rikonstruksioni i godinës qëndrore të Bankës së Shqipërisë tejkalon afatet e përfundimit të përcaktuara në projektin fillestar. Mesa duket vjedhja e thesarit ka tërhequr vëmendjen nga përfundimi i punimeve të kësaj ndërtese por vlen të përmendtet fakti se pikërisht në periudhën e nisjes së punimeve dhe me largimin e departamenteve nga godina kryesore ka ndodhur vjedhja.Fakt për këtë është tabela me të dhënat e nisjes së punimeve dhe aftin e vendosur për tu përfunduar. Punimet kanë nisur në janar të 2011 dhe duhet të përfundonin brenda një harku kohor prej dy vitesh.Kjo e dhënë është e shënuar edhe në tabelën informuese të Bankës së Shqipërisë ku aktualisht vijojnë punimet dhe sipas një përllogaritje të thjeshtë rikonstruksioni i kësaj godine duhej të kishte përfunduar në dhjetor të 2013..Ndërhyrja në këtë godinë ishte bërë e domosdoshme pasi që prej 70 vitesh nuk ishte vënë dorë mbi një institucion mjaft të rëndësishëm financiar. Qëllimi primar i këtij projekti është rikthimi në gjendjen fillestare të ndërtesës.Çdo ndryshim, shtesë ose ndërhyrje e realizuar nga viti 1938 e deri më sot do të eliminohet dhe do të rifreskohen, me restaurime ose edhe me zëvendësime, të cilat do t'i përkasin të njëjtin material, formë, teknologji,. Ndërkohë që në mëshirë të fatit ka mbetur edhe ish-Hotel Dajti të cilin Banka e Shqipërisë ia bleu qeverisë së atëhershme 30 milion euro.Kjo godinë do të përdorej për zyrat e administratës por që prej kalimit të saj në emër të BSH nuk ka pasur asnjë ndërhyrje për rehabilitim.Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter