Nesër hyn në fuqi ligji antiduhan, Koja: Do të zbatohet çdo ditë
Tiranë - Nesër hyn në fuqi ligji antiduhan, ky lajm është bërë i ditur pak ditë më parë nga Inspektoriati Shtetëror Shëndetësor. Pikërisht, një ditë para se ky ligj të kthehet në fuqi, Kryeinspektori i ISHSH, Gjergji Koja, ka deklaruar se kësaj here ligji nuk duhet konceptuar thjeshtë si një fushatë, por duhet të zbatohet çdo ditë.“Vullneti i shtetit dhe i të gjitha institucioneve,- tha Koja,- të cilat në bazë të ligjit janë përgjegjëse për zbatimin e ligjit antiduhan, do të japin garancinë e nevojshme që ky ligj të zbatohet. Nesër hyn në fuqi ligji dhe kjo nuk është çështje fushate.Unë dua të komunikoj me të gjithë qytetarët shqiptarë, që nëse konceptohet zbatimi i ligjit si një fushatë, ai është i dështuar pa filluar. Ligji do të zbatohet çdo ditë. Monitorimi i zbatimit të ligjit do të jetë punë e përditshme e Inspektoriatit Shtetëror Shëndetësor të Tiranës apo gjithë Shqipërisë, si dhe e një sërë inspektoriateve të tjerë”- deklaroi kryeinspektori i ISHSH.Në një intervistë në RTV “Ora News” me gazetarin Edvin Peçi, Koja tha se qellimi i ligjit nuk është të krenohet me gjobat dhe ndëshkimet që do të ketë, por ruajtja e shëndetit të qytetarëve.“Qellimi i ligjit nuk është të krenohemi sa gjoba do të vëmë. Sigurisht ndëshkimet janë aty dhe padyshim që do të ndërmerren, edhe pas informimit dhe sensibilizimit. Është e domosdoshme që aleanca qytetare, sensibilizimi i të gjithë qytetarëve dhe i të gjithë subjekteve lidhur me këtë çështje, është shumë i rëndësishëm, paralelisht me monitorimin e zbatimit të ligjit.Duhet theksuar që qëllimi është pikërisht ruajtja e shëndetit të qytetarëve. Pse u bënë këto hamendime në ligj? Sepse shifrat që jepen nga Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe nga studimet në Shqipëri, shifrat nuk janë vetëm alarmante , por po shkojnë drejt katastrofikes” – u shpreh Koja.Konsumimi i duhanit është parë shpesh të bëhet edhe në ambjentet e institucioneve publike, si: spitale, shkolla, Kuvend, etj. Gjatë intervistës i pyetur se si do të monitorohet situata dhe cilat janë masat që do të merren për deputetët të cilët konsumojnë duhan në ambjentet e Kuvendit, Koja është përgjigjur se ligji do të zbatohet njësoj për të gjithë qytetarët e Republikës së Shqipërisë.“Monitorimi i zbatimit të ligjit do të jetë njësoj. Unë besoj që edhe deputetët janë qytetarë si gjithë qytetarët e tjerë të Republikës së Shqipërisë edhe ndaj këtij ligji. Ashtu sikurse e kuptuan që do të parkonin makinat aty ku duhet dhe jo aty ku s’duhet, besoj që edhe për rastin në fjalë, do të shikojnë se zbatimi i ligjit antiduhan do të jetë i njëjtë për të gjithë qytetarët” – tha Koja.Virusi Ebola dhe ShqipëriaKoja foli për virusin Ebola dhe rrezikun që mund t'i kanoset Shqipërisë, ku tha se: “Shqipëria sigurisht i ekspozohet njëjtit risk ndaj virusit Ebola, si vendet e tjera të Bashkimit Europian, apo jashtë Bashkimit Europian. Padyshim që shteti shqiptarë ka qënë në kontakt të vazhdueshëm dhe jo vetëm inspektoriati.Ju siguroj se - sikurse Ministri i Shëndetësisë tha para pak ditësh, nuk ka vend për panik - mundësia e depërtimit të virusit në Shqipëri, deri në momentet që po flasim, ka qënë dhe mbetet zero. Por normalisht masat paraprake janë dhe mbeten “thembra e Akilit” në kuptimin e profilaksisë së domosdoshme për këtë çështje.Në këtë aeroport hynë në lojë shumë faktorë të tjerë, policia dhe autoriteti portual.Pika e inspektimit në aeroportin e Rinasit, është në gadishmeri të plotë, në çdo orë, lidhur me të gjithë fluksin e udhëtarëve që mbërrijnë në Shqipëri nga vende të ndryshme, për të monitoruar çdo rast që mund të ishte risk i një rreziku minimal”.Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter