Duke pritur Papën, Rama inspekton punimet e bashkisë në shesh
Tiranë - Fill pas mbledhjes së KKT-së, përmes të cilit u dha edhe një sinjal për punimet në pallatin 17 katësh tek diga e liqenit, kryeministri Edi Rama inspektoi një tjetër projekt që po zbatohet nga Bashkia e Tiranës.Me një vizitë surprizë, një zakon i trashëguar ky, që nga koha që mbante detyrën e kreut të Bashkisë së Tiranës, kryeministri i është drejtuar në këmbë, sheshit, për të parë ecurinë e punimeve. Ndryshe nga KKT, ku kërkoi praninë e medias, inspektimin, shefi i qeverisë zgjodhi ta bëjë larg syvë të kamerave.Por Ora News, e ndoqi Edi Ramën në këtë vizitë të paparalajmëruar.Edhe pse një mëngjes i nxehtë, kryeministri nuk ka nguruar të kqyrte çdo cep të punimeve të sheshit, që do mirëpresë meshën e shenjtë të Papa Françeskut, në 21 shtator.Bashkë me të, edhe ministerja e kulturës Mirela Kumbaro, Ministria e së cilës po koordinohet me Bashkinë e Tiranës, për realizimin në kohë të projektit, drejtori i ALUIZNI-t, Artan Lame dhe këshilltari i Kryeministrit për kulturën, Artan Shkreli.Nuk nguronte, as të jepte sugjerime për atë që pritet të jetë pamja e re "Nënë Terezës".Debati në distancë, mes qeverisë dhe bashkisë nuk ka munguar as për këtë projekt, i cili nuk ia doli të sjellë paqe mes palëve.Megjithatë, koha po shtrëngon dhe deri në 10 shtator, duhet punuar fort, për të ndrushuar faqen sheshit, për të cilin qeveria ka akoduar një fond prej 56 376 734 lekësh.Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter