Shkodër, grabitet me armë exchange-i, autorët shpallen në kërkim
Shkodër-Është grabitur nën kërcënimin e armëve një pike e këmbimit valuator. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:30 në zonën e njohur si tregu valutor në Shkodër.Sipas burimeve të polcisë kanë qenë dy persona të cilët të maskuar dhe të armatosur kanë hyrë në pikën e këmbimit valutor dhe e kanë grabitur një shumë të konsiderueshme parash, por nuk dihet ende sa.Pasi kanë kryer grabitjen dy personat janë larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes në drejtim të paditur. Nga hetimet e para dyshohet se grabitësit janë larguar me motor, ndërsa në dorë mbanin një psitoletë dhe një automatik.Policia e cila ka mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes ka ngritur 3 grupe kontrolli dhe ka nisur hetimet e mëtejshme për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter