Ujërat e zeza "pushtojnë" Selitën, banorët padi në gjykatë për Bashkinë e Tiranës
Banorët e zonës së Selitës do të ngrenë një padi në gjykatë për Bashkinë e Tiranës. Padia do të ngrihet për shkak kjo zonë prej muajsh rrugët janë “pushtuar” nga ujërat e zeza dhe sipas tyre bashkia nuk ka marrë asnjë masë.Sipas banorëve në këtë zonë kanë filluar të shfaqen sëmundje të ndryshme dhe ka rrezik për epidemic apo infeksione massive.Në një njoftim dërguar mediave, përfaqësues të kësaj zonë bëjnë të ditur se depozitimi në gjykatë do të mbështetet në padia për 3 çështje kryesore:A) Dëm shendetësor duke sjellë rrezikun për sëmundje te ndryshme deri vdekjeprureseB) Dëm ekonomik që i shkaktohet makinave, bizneseve te zones dhe uljes se vleres se banesave si pasojë e mos-asfaltimit të rrugësC) Dëm psikologjik për të gjithë banorët e zonës,Nga gjykata do kërkohet detyrimi i Bashkise së Tiranes të marre masa urgjente per dizifektimin e zones, rregullimin dhe asfaltimin e zones. Padia do kete si kerkese te dyte demshperblim banoret qe kane te hipotekuara banesat dhe bizneset ne kete zone (bazuar ne tre pikat e parashtruara me super).Përfaqësues të kësaj zone shprehehn se "Si aktore të shoqerisë civile kërkojme mbështetjen e medias që të jenë në krah të qytetareve pa perfshirë politikën pasi kjo është për të mirën e të gjithëve, madje edhe të Bashkisë së Tiranës.