Rama- Singhammer: Iniciativa e Merkel për takimin mbi Ballkanin, frymëzuese
Kryeministri Edi Rama e ka konsideruar si frymëzuese iniciativën e kancelares Angela Merkel për takimin e Ballkanit në Berlin. Këtë kryeministri Rama e shprehu gjatë pritjes së delegacionit të Bundestag-ut të Republikës Federale të Gjermanisë, të kryesuar nga Nënkryetari i tij, Johannes Singhammer."E rëndësishme,-u shpreh Kryeministri,-është që rajoni të mos e humbë ëndrrën europiane dhe Gjermania, e cila gëzon respektin e të gjitha vendeve të rajonit, ka një rol të posaçëm." Për Kryeministrin Rama, kjo marrëdhënie e re lidhet edhe me nevojën e rritjes së bashkëpunimit ekonomik dhe të shtimit të investimeve gjermane në rajon.Kryeministri Rama u shprehu miqve mirënjohjen për çka Gjermania ka bërë gjatë gjithë këtyre viteve për Shqipërinë. Kryeministri theksoi se jetojmë në një kohë të re, kur 100 vjet pas Luftës së Parë Botërore, ky është viti i parë pa konflikte në rajon, çka kërkon edhe një moment të ri në bashkëpunimin rajonal dhe përpjekjet e përbashkëta për prosperitetin e rajonit, si të tërë.Në takim u nënvizua, gjithashtu, vullneti i dyanshëm për rritjen e bashkëpunimit ekonomik në fusha me interes të përbashkët, me theks të veçantë në fushën e dijes.Nga ana e tij Singhammer i shprehu Kryeministrit, edhe vlerësimet për rolin e rëndësishëm të Shqipërisë në stabilitetin dhe paqen në rajon.ex/Oranews.tv/