Angli, 2 mijë britanikë luftojnë për ISIS
Së paku 1 në 4 luftëtarë, nga 2 mijë luftëtarë të huaj që janë rreshtuar në rradhët e grupit militant islamikë ISIS në Siri dhe Irak, janë britanikë.Pas videos së vrasjes së gazetarit James Foley nga ekstremistët islamikë, ku luftëtari flet me një theks të pastër anglez, duket në Londra zyrtare ka ngritur disa pikëpyetje për qytetarët britanikë që udhëtojnë drejt këtyre vendeve.Sipas të dhënave zyrtare, vetëm 23 janë ndaluar këtë vit të udhëtojnë drejt Sirisë apo Irakut. Sipas qeverisë britanikë, janë rreth 500 qytetarë britanikë që janë rreshtuar në rradhët e ISIS. Rreth 250 britanikë janë kthyer tashmë në Britaninë e Madhe dhe policia e shërbimet sekrete janë vënë në ruajtje të tyre, për ti patur nën vëzhgimin pasi ata dyshohet se mund të jenë të lidhur me degë të ISIS në vendet e tyre.Madje sipas të dhënave, ka 3 herë më shumë qyettarë britanikë muslimanë që luftojnë për ISIS sesa pëe ushtrinë britanike. Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, për forcat e armatosura britanike shërbejnë 600 britanikë muslimanë ndërsa për ISIS luftojnë gati 2 mijë.Ndërkaq në vend është shtuar frika pasi sipas policisë së Scotland Yard, besohet se në Londër jetojnë rreth 30 xhihadistë që po e përdorin këtë vend si një bazë kyce, për të hartuar planet e sulmeve, dhe më pas udhëtojnë drejt Sirisë dhe Irakut, madje sipas ekspertëve ato udhëtojnë nga Londra drejt Stambollit në Turqi dhe nga atje udhëtojnë me autobus drejt Sirisë.Policia britanike ka publikuar edhe të dhënat dhe fotot e disa prej xhihadistëve me kombësi nga Britania. Lista kryesohet nga 32 vjecari Abu Abdullah al Britani, i cili prej vitesh është pjesë e grupeve islamike në Siri. Muhammad Hamidur Rahman është vetëm 25 vjec dhe është aktualisht në krye të listës si kreu i një grupi terrorist islamik në Siri. Pavarësisht moshës së re, ai ka shkruar përmes rrjeteve sociale: "U bashkova me ISIS sepse dua tq vritem në Siri". Por pjesë e listës së britanikëve të bashkuar me ISIS janë edhe femrat jo vetëm meshkujt.Ky është rasti i Salma dhe Zahra Halane, të dyja 16 vjec dhe që njihen ndryshe me pseudonimin "Binjaket terroriste" të cilat prej kohësh janë rreshtuar në rradhët e luftëtarëve të ISIS me arysetimin se e dashurojnë Sirinë.Ata kanë braktisur shtëpinë në Londër dhe familjen duke udhëtuar në fillim të 2014, në parajsën e Lindjes së Mesme. Si to, janë edhe dhjetëra e qindra luftëtarë të huaj që kanë zgjedhur të bashkohen me grupet militante për të luftuar sipas tyre kundër terrorizmit dhe për shtetin islamik.Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter