Eksportuesit në panik për kontaminimin e produkteve, fermerët po falimentojnë
Alarmet e verës për kontaminimin e prodhimeve bujqësore rrezikojnë ta çojnë në kolaps sektorin e bujqësisë. Kjo sepse eksportuesit të frikësuar nga kjo situatë kanë lënë jashtë vëmendjes tregun shqiptar. Sipas ekspertit të kësaj fushe i cili një vit më parë ka qenë zv.ministër i Bujqësisë kjo ka bërë që fermerët të rrezikojnë falimentin."Prodhimet bujqësore të eksportuara të marra në tërësi shkojnë rreth 10 mijë ton më pak në këtë 6 mujor se një vit më parë. Shkak ishte keqmenaxhimi i analizave të cilat dolën në prill dhe nuk u menaxhuan mirë nga ministria e Bujqësisë duke shkaktuar frikën tek eksportuesit maqedonas, serb dhe prodhimet të mbeten stok" thotë Ndoc Fasllia.Përveç faktit që kanë humbur shansin e eksportit fermerët janë gjendur edhe përpara detyrimit që në tregun e brendshëm ti shesin shumë më lirë se një vit më parë prodhimet bujqësore."Po marr një product. Në qershor çmimi i shalqinit ka qenë 50-60 lekë të vjetra. Asnjëherë në këtë 10 vjet çmimi i shalqinit tek fermeri nuk ka qenë 50 lekë të vjetra. Kjo të thotë të mos nxjerrë as cmimin e farës" tha ai.Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter