Strategjia e Sigurisë Kombëtare, Nishani vlerëson hartimin e dokumentit

Strategjia e Sigurisë Kombëtare ka mbledhur në një takim konsultativ ditën e sotme Presidentin Nishani me përfaqësues të Shoqërisë Civile për tu konsultuar lidhur me këtë dokument.Gjatë takimit presidenti Nishani vlerësoi rolin e Shoqërisë Civile në këtë dokument, gjithashtu Presidenti duke përshëndetur hartimin e këtij dokumenti u shpreh se “Strategjia e Sigurise Kombëtare të Republikës së Shqipërisë është një dokument i një rëndësie madhore dhe me dimension të gjerë kombëtar.”Në njoftimin zyrtar të Presidencës thuhet se “takimi konsultues me përfaqësues të Shoqërisë Civile, të cilët kanë një rol të rëndësishëm për sensibilizimin e opinionit publik dhe sjelljen institucionale të shoqërisë shqiptare, është shumë i vlefshëm në procesin e shqyrtimit të këtij Dokumenti.”Nga ana e tyre të pranishmit e Shoqërisë Civile, pasi shprehën mirënjohjen e tyre për ftesën e Kreut të Shtetit, ofruan mendimet dhe argumentet e tyre profesionale si dhe u zotuan të përcjellin nevojën e rritjes së ndjeshmërisë shoqërore tek qytetarët.Ndërsa Presidenti Nishani vlerësoi angazhimin, mendimet dhe propozimet e specializuara, efikase dhe kontribuese të të pranishmëve.Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter