Skandali i Sarandës, shoqëria civile: Kjo është vetëm e ajsbergut
Në këtë ditë në nxehtë gushti, zyra e punës vazhdojnë të jenë të hapura për qytetarët, por në momentin kur kamera jonë po vëzhgonte punën në këtë institucion, u ndeshëm vetëm me 2 punëkërkues, njeri prej të cilëve na tregon eksperiencën e tij.Por, rasti skandal i Sarandës në një zyrë deputeti ku kërkohet punë ka nxjerrë në pah një fenomen, që për aktiviten Sevim Arbana, është vetëm maja e ajsbergut.Por, zyra për të drejtat e fëmijëve duke marrë po shkas nga fenomei Agron Canaj e paraqet edhe më dramatike situatën e pedofilisë, përfshirë këtu edhe instancat shtetërore.Ministri i Mireqënies Sociale ka qënë i qartë me të gjithë ata që duke mos zgjedhur rrugën e duhur përballen me rreziqe të tilla. Megjithatë, pas 24 viteve demokraci, shqiptarët ende e shohin rrugën e sigurimit të një pune nëpër dyer miqsh, deputetësh apo nëpëmjet rryshfetit qoftë ky në para apo për fat të keq në favore seksuale.Fenomeni i Sarandës ka ngritur dyshime të mëdha, nëse zyrat e punësimit janë apo jo efektive, pavarësisht komoditetit infrastrukturor që oftojnë. Vetë shërbimi kombëtar i punësimit, e paraqet me shifra relativisht të sukseshëm, punën në 6 mujorin e parë të vitit. I kontaktuar në telefon Drejtori i Shërbimit Kombëtar të Punësimit, Fatjon Dhuli, tha se në 6 muaj janë regjistruar rreth 17.000 punëkërkues të papunë.Ndërkohë po në të njëtat zyra raportohet se ka 6625 vende oferta të lira pune. Ndërmjetësime në puëesim nga Zyrat e punës 1660 punëkërkues . Të orientuar drejt Formimit Profesional në qendra publike 2715 persona.Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter