Rama: Pallate tek diga, Basha kreu krim atje ku u betua se s'do ta bënte
Tiranë – Kreu i Qeverisë Edi Rama e ka akuzuar kreun e PD-së, Lulzim Bashën se është rikthyer në sheshin ku dikur u betua si kryebashkiak, për të bërë një krim, për të cilin u betua se nuk do të ndodhte kurrë: Në Parkun e Liqenit, ku ka dhënë leje për ndërtime.Kështu, Kryeministri Rama i është përgjigjur edhe pyetjes së gazetarëve gjatë konferencës së hapur që mbajti, lidhur me protestat që PS-ja po zhvillon kundër godinave që janë lejuar nga bashkia të ndërtohen në zonën e gjelbër të Tiranës."Godina nuk është tek Liqeni, - tha Rama, - por te sheshi i betimit të Kryetarit aktual të Bashkisë, që premtoi se nuk do të ndodhte kurrë. Ky është kthim në sheshin e betimit për të bërë një krim. Kemi një kryetar bashkie që nuk e kanë zgjedhur qytetarët, por gjykata. Ai ka premtuar se do të ishte 24 orë në bashki dhe nuk do të merrej me politikë. Ndërkohë jo vetëm merret me politikë,- theksoi Kryeministri, - por, e ka lënë Tiranën në gjendje të lirë dhe rasti i fundit është rast spektakolar i dyfytyrësisë."Përsa i përket akuzave të përditshme të opozitës për inkrimimin e Kuvendit, Rama tha: "Opozitë më llafazane dhe më prezente në llafe nuk ka. Dhe përpjekje për t'i mbyllur gojën nuk ka. Kam frikë se opozita është futur në një proces vetëposhtërimi dhe vetëviktimizimi pasi i mungon tërësisht një strategji, platformë dhe projekt, një opozitë që si asnjëherë tjetër s'ka projekt politik, vjen e xhiron në boshllëk duke akuzuar Qeverinë.”Rama tha gjithashtu se në krye të bashkisë më të madhe në vend kemi një kryetar që nuk është zgjedhur nga qytetarët, por nga gjykata."Kemi një kryetar bashkie që nuk e kanë zgjedhur qytetarët por gjykata. Ai ka premtuar se do të ishte 24 orë në bashki dhe nuk do të merrej me politikë. Ndërkohë jo vetëm merret me politikë, por ndërkohë që merret me politikë, ndryshe nga ai i të gjitha të këqijave e ka lënë Tiranën në gjëndje të lirë, dhe rasti i fundit është spektakolar I dyfytyrësisë. Dëgjoni cfarë them unë e mos bëni"ar.sh/Oranews.tvTë parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter