Dekretet e Presidentit, Rama: Do t'i rivotojmë ligjet
Tiranë – Kreu i Qeverisë shqiptare, Edi Rama, i ka bërë të ditur Presidentit të Republikës, Bujar Nishani, se ka të drejtë t’i kthejë mbrapsh ligjet e miratuara nga Kuvendi, por ato do t’i kthehen menjëherë mbrapsht!Sipas Ramës, argumentat me të cilat Nishani ka hedhur poshtë ligjet e aprovuara nga mazhoranca në Kuvend, nuk janë tjetër përveçse argumentat e Partisë Demokratike të shprehura nëpërmjet gojës së tij.Po ashtu, Rama theksoi se Qeveria nuk e sulmon Presidentin dhe as institucionin e tij e as nuk do ta bëjë këtë, siç ka ndodhur me qeveritë e kaluara.Deklarata e Ramës u bë sot nga konferenca e hapur që ai zhvilloi në televizione dhe rrjetet sociale për mediat dhe publikun.“Unë nuk e besova dje kur Presidenti ka mbledhur të zgjedhurit vendor të PD-së për një dëgjesë për Ligjin e Ndarjes së Re Territoriale Administrative, - tha Rama, - dhe pata përshtypjen, kur lexova përmbledhjen që zyra e shtypit e kryeministrisë kishte pasur ndonjë gabim teknik në printim dhe ndoshta kjo do ishte ndonjë dëgjesë që mund ta kishte bërë kohë më përpara edhe pse m’u duk absurd: Presidenti takon të zgjedhorit e PD-së dhe i pyes si mendoni…Po përtej kësaj dua të them këtë gjë: Presidenti ka të drejtën e tij të kthejë ligjet, patjetër, por duhet të dijë që do t’i kthehet mbrapsht çdo dekret. Menjehërë. Pa humbur kohë. Se Shqipëria nuk ka kohë për të humbur më me argumentat e PD-së që vijnë nga goja e Presidentit. Fatkeqësisht, qoftë në Ligjin për Policinë, qoftë në Ligjin për Magjistraturën, qoftë në atë për KLD-në, ç’ka unë munda të lexoj, ishin të gjithë argumentat e PD-së.Dhe kjo është sigurisht për të ardhur keq. Por ne e kemi thënë, përsëritur dhe unë do ta nënvizoj: Koha kur nga kjo godinë hidheshin gjyle balte mbi godinën e Presidencës apo Presidentin e Republikës, ka vdekur bashkë me qeverinë që iku në 23 qershor.Ne nuk sulmojmë Presidentin e Republikës! Presidenti i Republikës, i pari President në historinë e Shqipërisë së tranzicionit, që sulmon Qeverinë. Por kjo është zgjedhja e tij. Ne nuk e sulmojmë Presidentin e Republikës. Ky është ndryshimi që ka ndodhur. Kemi pasur Qeveri që sulmonin Presidentët, tani kemi President që sulmon Qeverinë. Sa për dekretet, - theksoi rama në përfundim, - ato do të kthehen menjëhërë!”ar.sh/Oranews.tvTë parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter