Nisin “ditët e filmit mesdhetar”, Velaj: Vlora në axhendën kulturore të mesdheut
Vlorë- Qyteti i Vlorës po tenton të hyjë në “shengen-in kulturor të mesdheut”. Pas gati 20 vitesh harresë në qytetin bregdetar kanë rinisur përpjektjet për të ringritur jetën kulturore nëpërmjet organizimeve të ndryshme.Mbrëmjen e djeshme në muzeun kombëtar “Pavarësia” në “Skelë”, startuan "ditët e filmit mesdhetar".I konceptuar si një nxitje që pushuesit të kenë mundësi zgjedhjeje për t’u argëtuar mbrëmjeve në qytetin turistik të Vlorës.Fate Velaj, këshilltari për kulturën i kryeministrit Edi Rama, shpjegon se si lindi ideja gjatë një takimi me drejtorin e muzeut “Pavarësia” Beb Dobi.“ Vlora ka gati 15 vjet që nuk ka kinema dhe erdhëm me idenë që këtu në hollin e muzeut kombëtar, “Pavarësia”, ku ëhstë dhe fluksi më i madh i turistëve, të sillnim këtë mundësi të re që qytetarët të shikonin filma nga kultura të ndryshme. Vlora nuk është tjesht një qytet në juglindje të europës, një qytet ballkanik. Vlora ka fatin e madh të jetë një qytet mesdhetar, pozicioni i vlorës, vendosja e saj në agentat kryesore të BE-së, siç është ajo e proçesit të Barcelonës”, tha ai.Ndonëse zhvillohet për herë të parë, pritet që "ditet e filmit mesdhetar", të bëhen traditë e të mbahen çdo vit, duke u konceptuar të shfaqen në një kinema verore në ambientet e jashtme të muzeut në Vlorë.Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter