Fieri: Janullatos i padëshiruar. Jo nderimit të Shën Kozmait antishqiptar
Fier- Komiteti Koordinues për mbrojtjen dhe zgjidhjen e çështjes kombëtare shqiptare kanë kërkuar të ndalohet vizita e kryepeshkopit Janullatos, i cili pritet që të dielën më 24 gusht, të vizitojë kishën që mban emrin e Shën Kozmait, në Kolkondë.Komiteti reagoi ndaj këtij lajmi duke thënë se duhet të nderojmë figurat e kombit shqiptar, dhe jo ato antishqiptare si Shën Kozmai."Çdo komb ka të drejtë të shenjtërojë heronjtë e saj. Janullatos dhe grekët të përkujtojnë Shën Kozma-në e tyre dhe jo Kozma shenjtanin për shqiptarët.Çdo shqiptarë që fliste shqip dhe u falte gjynahet kujtdo që fliste greqisht të cilën e quante të vetmen gjuhë të zotit. Hapi në territorin e Shqipërisë rreth 230 shkolla greke, duke mallkuar gjuhën shqipe, mbylli me dhjetëra kisha ku meshohej në shqip. Jo Janullatos, mos abuzo me miqësinë e shqiptarëve, me tolerancën e tyre fetare se është e shenjtë për ne. Ne duam të na nderosh Marko Bocarin, Naum Veqilharxhin, Dhaskal Todrin, Fan Nolin, Num Priftin, Petro Nini Luarasi, Motrat Qirjazi, Mihal Gramenon. Mos preket dhe mos abuzohet me tolerancën fetare të shqiptareve , se e kami gjënë më të shenjtë dhe amanet nga gjaku i rilindasve tanë ndër shekuj”, tha një nga përfaqësuesit e Komitetit.Sipas 26 organizatave joqeveritare të përfaqësuara nga Komiteti për mbrojtjen dhe zgjidhjen e çështjes kombëtare, Shën Kozmai ka qenë një person që i trumbëtonte gjuhës greke, duke anashkaluar atë shqiptare.Sipas tyre nderimi i tij duhet të bëhet në vendin e tij të lindjes dhe jo ne Kolkondas ku sipas tyre është ekzekutuar.Kolkonad është një Libofsh, 10 km larg Fierit.Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter