Shqipëria i fal Irakut, 22 mln fishekë, 10mijë automatikë Afganistanit

Tiranë – Shqipëria do t’i dhurojë,  22 milionë fishekë, Qeverisë së Irakut, si anëtare e koalicionit ndërkombëtar në luftën kundër terrorizmit.Vendimi i saj, i marrë më 15 gusht 2014 është botuar në Fletoren zyrtare të djeshme.Përveç 22 milionë fishekëvë, do të dërgohen edhe 15 mijë granata dore mbrojtëse; 15 mijë predha mortaje 60 mm; 12 mijë predha mortaje 82 mm; 5 mijë predha mortaje 120 mm dhe 20 mijë shtimje 40 mm GHLKT, model 1969.Ky vendim i Qeverisë “Rama” ka ndryshuar vendimin e marrë për të njëjtën çështje, nga Qeveria “Berisha” më 1 dhjetor 2010 me nr.987.Po ashtu, Shqipëria do t'i dhurojë edhe 10 mijë automatikë 7.62 mm, model 56, Policisë Kombëtare Afgane në kuadër të përpjekjeve të koalicionit ndërkombëtar kundër terrorizmit. Gjithçka do të zbatohet nga Ministria shqiptare e Mbrojtjes. 121 (2)23 (2)ar.sh/Oranews.tvTë parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter