Shkodër, kapen 5 kamionë me lëndë drusore, pa dokumenta

Shkodër – Pesë shoferë kamionësh, 4 nga Shkodra dhe 1 nga Puka, që transportonin lëndë drusore pa asnjë dokument, janë ndaluar nga Policia e Shkodrës dhe ndaj tyre ka nisur procedimi penal.Sipas Policisë, në datën 18. 08. 2014, filloi procedimi penal në ngarkim të shtetasve: N. Cubi, 55 vjeç; N. Brija, 29 vjeç; S. Kurtaj, 30 vjeç 30; G. Malaj, 50 vjeç 50 – të katër nga Shkodra dhe P.Gjinit, 54 vjeç nga Bregu i Pukës.Katër shoferët nga Shkodra janë kapur në aksin rrugor Shkodër – Dukagjin, janë kapur duke transportuar me automjetet e tyre, secili me nga 8 metër kub lëndë drusore, për të cilat nuk kishin asnjë dokumentacion ndërsa shoferi nga Pukau kap në fshatin Breg duke transportuar 4 metër kub lëndë drusore pa dokumentacion. Për më tepër, Gjini në momentin e kontrollit as nuk i është bindur shërbimeve policore për ta shoqëruar në pikën e bllokimit.ar.sh/Oranews.tvTë parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter