Braçe- Nishanit: Po hesht për vjedhjen në BSH, degradimin e SHISH
Tirane-Deputeti i PS-së Erjon Braçe akuzon presidentin Nishani se po hesht me dashje për skandalin në Bankën e Shqipërisë, vjedhjen e 713 milion lekëve në këtë bankë.Jo vetëm kjo, Presidenti, thotë Braçe, po hesht dhe në lidhje me një ngjarje që ka ndodhur dje ku dy funksionare të SHIK janë përfshirë në një rrahje kamarierësh.Braçe e kritikon kreun e shtetit për mos reagimin në lidhje me ngjarjet e rënda që kanë ndodhur në këto dy institucione, drejtuesit e të cilëve nominohen nga vetë ai, duke ngritur një pyetje nëse ndjen përgjegjësi, ai si kreu i shtetit."Presidenti Nishani po hesht me dashje për skandalin në Bankën e Shqipërisë, vjedhjen historike në këtë Bankë; Guvernatori i Bankës që sipas ligjit vepron si drejtor ekzekutiv i saj dhe ka përgjegjësi direkte mbi operacionet e Bankës, po sipas ligjit është i nominuar direkt nga Presidenti i Republikës. Ndjen ndonjë përgjegjesi Presidenti i Republikes për këtë vjedhje historike apo jo?!Presidenti Nishani po hesht me dashje edhe për rastet shumë të rënda ku është implikuar seriozisht por banalisht Shërbimi Informativ Kombetar.Një vrasje e një ngjarje vërtetë e turpshme dje ku dy funksionare të SHIK janë përfshirë në një rrahje kamarierësh thjesht për namuz. A ka me turp se kaq!Drejtori i këtij institucioni është emëruar në detyrë por edhe mbahet në mënyrë të pashembullt nga Presidenti i Republikes.Ndjen ndonjë përgjegjesi Presidenti i Republikes për këtë degradim të frikshëm e të përseritur të SHIK? ketu zyra mund të bëhet për herë të dytë e qenë!" shkruan Braçe.Duke iu përgjigjur deklaratës së djeshme të Nishanit, se maxhoranca po i heq kompetencat dhe duan të ndalojnë dhe të drejtën e dekretit Braçe u përgjigj: "Nuk të janë shkelur kompetencat, por vullnetarisht e ke bërë të paqenë zyrën e Presidentit”.Përmes një postimi në facebook Erjon Braçe citon nenet 92 dhe 93 të Kushtetutës që i adresojnë drejtëpërdrejtë kompetencat e Presidentit të cilat sipas tij nuk janë cënuar dhe argumenton se Nishani po partizon zyrën e Presidentit duke rrezikuar Kushtetutën.Postimi i Erjon Braçes sot ne facebook PRESIDENTI I REPUBLIKES KAM FOLUR SERISH!!Sërish në sulm tërësisht jo etik e mbushur me të pa vërteta përmaxhorancën e Qeverinë.Pas një jave me shkrime të këshilltarëve të tij vetëm në një gazete, gazetën Panorama, tamam të atyre që në çdo palë zgjedhje ishin komisionere të partisë së tij, dje ka folur vete.Ka thënë se:Kopetencat po hiqen ditë për dite!!Madje ka shtuar se:Kërkohet që zyra e Presidentit të bëhet e paqenë!!Dua të them menjëhere dy gjera:E para,Zyra e Presidentit është bërë e paqene qysh kur Presidenti vendosi që të shkelë Kushtetutën dhe të lejojë funksionare të lartë të kësaj zyre të merren me veprimtari të qartë partiake, tamam si të deleguar të Kryesisë së Partisë Demokratike në organizimin, drejtimin, mbikqyrjen dhe mbajtjen e zgjedhjeve të brendshme në Partine Demokratike!!KY PO QË ËSHTË SKANDAL, KUSHTETUES MADJE! PARTIZIMI I ZYRËS SË PRESIDENTIT TË REPUBLIKËS RREZON PRAKTIKISHT KUSHTETUTEN.E dyta,Këto janë dy nen të Kushtetutës që adresojnë drejtpërdrejtë kompetencat e Presidentit të Republikes; janë të shkruara e të qartësuara një për një.ASNJE PREJ KETYRE KOPETENCAVE TE PRESIDENTIT NUK ESHTE PREKUR!Neni 92Presidenti ushtron edhe këto kompetenca:a) i drejton mesazhe Kuvendit;b) ushtron të drejtën e faljes sipas ligjit;c) jep shtetësinë shqiptare dhe lejon lënien e saj sipas ligjit;ç) jep dekorata e tituj nderi sipas ligjit;d) jep gradat më të larta ushtarake sipas ligjit;dh) me propozim të Kryeministrit, emëron dhe liron përfaqësuesit e plotfuqishëm tëRepublikës së Shqipërisë në shtetet e tjera dhe në organizatat ndërkombëtare;e) pranon letrat kredenciale dhe tërheqjen e përfaqësuesve diplomatikë të shteteve të tjera dhe të organizatave ndërkombëtare të akredituara në Republikën e Shqipërisë;ë) lidh marrëveshje ndërkombëtare sipas ligjit;f) me propozim të Kryeministrit, emëron drejtorin e shërbimit informativ të shtetit;g) emëron Kryetarin e Akademisë së Shkencave dhe rektorët e universiteteve sipas ligjit;gj) cakton datën e zgjedhjeve për Kuvendin, për organet e pushtetit vendor dhe përzhvillimin e referendumeve;h) kërkon mendim dhe të dhëna me shkrim nga drejtuesit e institucioneve shtetërore për çështje që kanë të bëjnë me detyrat e tyre.Neni 93Presidenti i Republikës, në zbatim të kompetencave të tij, nxjerr dekrete.E funditPresidenti Nishani e ka bërë të paqënë vullnetarisht zyrën e tij.Presidenti Nishani po hesht me dashje për skandalin në Bankën e Shqipërisë, vjedhjen historike në këtë Bankë;Guvernatori i Bankës që sipas ligjit vepron si drejtor ekzekutiv i saj dhe ka përgjegjësi direkte mbi operacionet e Bankës, po sipas ligjit është i nominuar direkt nga Presidenti i Republikës.NDJEN NDONJE PERGJEGJËSI PRESIDENTI I REPUBLIKËS PËR KËTË VJEDHJE HISTORIKE APO JO? KËTU ZYRA MUND TË BËHET E QENË!Presidenti Nishani po hesht me dashje edhe për rastet shumë të rënda ku është implikuar seriozisht por banalisht Shërbimi Informativ Kombetar.Një vrasje e një ngjarje vërtetë e turpshme dje ku dy funksionare të SHIK janë përfshirë në një rrahje kamarierësh thjesht për namuz. A ka me turp se kaq!Drejtori i këtij institucioni është emëruar në detyrë por edhe mbahet në mënyrë të pashembullt nga Presidenti i Republikes.NDJEN NDONJE PERGJEGJESI PRESIDENTI I REPUBLIKES PËR KËTË DEGRADIM TË FRIKSHËM E TË PËRSERITUR TË SHIK? KETU ZYRA MUND TË BËHET PËR HERË TË DYTË E QENË!
(Pjesë nga postimi i Braçes në facebook)Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter