Flori thërret në sfidën e akullit Edi Ramën, Lorik Canën dhe Arjan Çanin

Tirane- ALS Ice Bucket Challenge, sfida me kovat e akullit vjen në Shqipëri.Florian Mumajesi në përgjigje të sfidës që i bëri nipi i tij Sebastian, shkoi dje në sheshin “Skënderbej” në qendër të Tiranës dhe së bashku me një grup miqsh hodhën mbi vete kovat me ujë e akull.Videoja u postua në rrjetet sociale dhe më pas Florian Mumajesi thirri në sfidë personalitete të njohura në Shqipëri:Kryeministri Edi Rama, Lorik Cana, Getoar Selimi, Elvana Gjata, Klajdi Haruni dhe Arjan Çani kanë vetëm 24 orë, (nga mbrëmja e djeshme) për t’iu përgjigjur sfidës së Florit.Sfida ka të bëjë me njerëz të cilët gjejnë kurajon të hedhin mbi trupin e tyre kova me ujë me akull dhe postojnë videon në median sociale.E gjitha në përpjekje për te rritur ndërgjegjësimin ndaj ALS, (Amyotrophic Lateral Sclerosis) Skleroza amotrofike laterale .ALS është një sëmundje e cila sulmon qelizat nervore në tru dhe të palcës kurrizore. Një organizatë me këtë emër ALS kërkon fonde për të ndihmuar familjet e prekura nga kjo sëmundje por dhe për të zbuluar mjekimin.Shoqata ALS e cila nxorri këtë sfidë për të mbledhur fonde deklaroi se që prej 29 korrikut janë mbledhur 15.6 milionë dollarë.Shumë janë kritikë duke thënë se kjo sfidë mbetet vec online, dhe nuk mblidhen fonde por ALS konfirmon të kundërtën. Ajo thotë se mbi 300 mijë persona të cilët nuk kishin dhënë kurrë më parë fonde këtë vit kanë dhënë.Trendi po tërheq vëmendjen në mbarë botën duke bërë të njohur ndërkombëtarisht kauza të rëndësishme për njerëzimin. Kësaj nisme i janë bashkuar personalitete të njohura botërore.flori mumajesi(Ne foto: Momenti kur Flori Mumajesi hedh koven me akull)|Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter